
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Kryesia sllovene e BE-së e përshëndeti "fitoren e qartë" të forcave proeuropiane në zgjedhjet në Serbi
Bruksel, 12 maj (MIA) - Kryesia sllovene e Bashkimit Europian e përshëndeti "fitoren e qartë" të forcave proeuropiane në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku koalicioni "Për Serbi europiane", e kryesuar nga Partia Demokratike e presidentit serb Boris Tadiq, fitoi më shumë vota.
Në kumtesën e kryesisë shfaqet shpresë se së shpejti do të formohet qeveri e re me program të qartë europian.
BE-ja e përshëndeti mbajtjen e qetë të zjedhjeve, të cilët sipas vlerësimeve të para kanë kaluar në mënyrë të lirë dhe demokratike.
Kryesia sllovene theksoi se fitorja e forcave proeuropiane në Serbi do t'i ndihmojë vendit që të vazhdojë të hapërojë në rrugën drejt BE-së dh të marrë status kandidati.
"Fitorja e forcave proeuropiane në Serbi është befasishëm e madhe dhe kjo fitore është lajm i mirë për Europën Juglindore, për Ballkanin dhe për Slloveninë", deklaroi ministri slloven i Punëve të Jashtme, Dimitrij Rupel.
Sipas Rupelit, fitorja e koalicionit të Tadiqit është e rëndësishme për stabilitetitn në rajon dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.
Koalicioni "Për Serbi europiane" fitoi 36,69 për qind të votave ose 102 mandate në Parlamentin serb 250-anëtarësh, sipas të dhënave më të reja të Komisionit Zgjedhor Republikan, të publikuara në bazë të përpunimit të të dhënave në 33,91 për qin e vendvotimeve.
Partia Radikale Serbe fitoi 28,57 për qind të votave ose 80 mandate, ndërsa koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Serbisë e Voisllav Koshtunicës është e treta me 13,54 për qind të votave ose 37 vende deputetësh.
Koalicioni, i kryesuar nga Partia Socialiste e Serbisë fitoi 9,14 për qind ose 25 mandate.
Forcat e tjera politike, duke e përfshirë edhe Partinë Liberalo-demokratike e Çedomir Jovanoviqit nuk e tejkaluan pragun prej pesë për qind për hyrje në Parlament, njoftoi KZR-ja. Sipas KZR-së, Partia Liberalo-demokratike fitoi 4,64 për qind të votave, por Jovanoviqi mendon se partia e tij ka fituar 5,2 për qind të votave dhe se do të ketë 13 ose 14 mandate në përbërjen e re parlamentare.
Sipas KZR-së, aktiviteti zgjedhor ka shënuar 62,48 për qind.
Në pajtim me ligjin, rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet do të publikohen jo më së voni se 96 orë nga përfundimi i votimit, gjegjësisht më 15 maj në orën 20.
Sipas të dhënave të Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci (CeSid) e zgjedhjeve lokale në Beograd dhe në Vojvodinë udhëheqë koalicioni proeuropian, ndërsa në Kosovë, ku ishin të organizuara zgjedhje edhe krahas asaj që UNMIK-u njoftoi se ato janë të paligjshme, fituan radikalët.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|