
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Qeveria Shqiptare do të japë afro 48 milionë euro ndihmë në sektorin e bujqësisë
Tiranë, 12 maj (MIA) - Qeveria Shqiptarë filloi me realizimin e gjashtë programeve me mjete buxhetore, me vlerë prej 48 milionë eurosh për ndihmë në sektorin e bujqësisë në vend, publikoi ministri i Bujqësisë Jemin Gjana.
"Mjetet për këtë program do të merren nga buxheti shtetëror", sqaroi Gjana dhe shtoi që me ato synohen të ndërtohen mekanizma më të mirë kontrolli për mbrojtjen e shfrytëzuesve".
Në kuadër të këtij programi parashikohet që të bëhet modernizimi i sistemeve ujitëse, të racionalizohet udhëheqja e resurseve ujore, të sigurohen pajisje për ballafqimin me vërshimet dhe të hapen ndërmarrje të reja për përpuminim e frutave dhe perimeve.
"Qëllimi është që me këto programe t'i stimulojmë dhe t'i rritim të ardhurat e prodhuesve bujqësorë", deklaroi ministri.
Ai shtoi që Ministria e tij e ka adaptuar legjislativën në pajtueshmëri me normat europiane.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|