
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Kryetari i Parlamentit Federal të Gjermanisë Norbert Lamert zhvillon takime zyrtare në Tiranë
Tiranë, 12 maj (MIA) - Kryetari i Parlamentit Federal të Gjermanisë, Norbert Lamert, po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri, ku sot u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.
Korrespondentja e MIA-s nga Tirana njofton se, të dy palët biseduan për aspektin ekonomik, me ç'rast u theksua se investimet e firmave serioze gjermane janë të mirëpritura në sektorë si infrastruktura, energjetika, turizmi, bujqësia, minierat, transporti etj.
Presidenti shqiptar Bamir Topi vlerësoi mbështetjen politike që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë. Ai vuri në dukje se angazhimi shqiptar për forcimin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve është dëshmi e qartë e rritjes së nivelit të dialogut politik dhe që kontribuon ndjeshëm në intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Në këtë kuadër, kryetari i shtetit shprehu besimin në ratifikimin e shpejtë të MSA-së nga Parlamenti gjerman.
Ndërkaq, Kryetari i Parlamentit gjerman Lamert, vlerësoi marrjen e ftesës anëtarësuese për në NATO duke siguruar se "shumë shpejt Parlamenti gjerman do të miratojë me shumicë votash Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian".
Duke folur për mediat pas takimit, Lamert tha se ka vlerësuar konsensusin e gjerë në politikën dhe shoqërinë shqiptare për kryerjen e reformave dhe arritjen e standardeve në përmbushje të aspiratave integruese strukturat euro-atlantike. Po ashtu, ai premtoi nxitjen e mëtejshme të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar për t'i kontribuar perspektivës së përbashkët në familjen evropiane.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|