E Martë, 13.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Euleks fillon me aktivitete më 15 qershor

Prishtinë, 12 maj (MIA) - Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Kosovë, Piter Feith, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, tha se Misioni i EULEX-it do të jetë i pranishëm në Kosovë pas 15 qershorit, kur edhe hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës, njoftojnë mediat e kosovare.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, tha se Zyra Ndërkombëtare Civile do të jetë autoritet i posaçëm për zbatimin e Pakos së Ahtisarit, ndërkaq janë duke u diskutuar modalitetet për vendosjen e Misionit civil ndërkombëtar në gjithë territorin e Kosovës.

"Lexoni Kushtetutën dhe do ta shihni se pas 15 qershorit, Zyra Ndërkombëtare Civile do të jetë këtu si autoritet i posaçëm për të asistuar dhe për ta këshilluar Qeverinë dhe për të ndihmuar në implementimin e planit të Ahtisarit. Sa i përket EULEX-it unë nuk kam asgjë për të shtuar. Ju e dini se çfarë ka thënë Iv de Kermabo, se ne jemi duke diskutuar modalitetet për vendosjen e EULEX-it në gjithë Kosovën", tha Feith.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ndërkaq shpreson se me ndihmën e autoritetit të ri civil ndërkombëtar do të rritet edhe autoritetit i institucioneve shtetërore të vendit.

"Të gjitha përkushtimet janë të përbashkëta, suksesi është i përbashkët, kemi harmonizim të plotë në këtë proces prej institucioneve të Kosovës dhe autoritetit të ri civil ndërkombëtar, dhe natyrisht se do të rritet autoriteti i institucioneve shtetërore të Kosovës, me ndihmën dhe mbikëqyrjen për implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisari dhe autoritetit ndërkombëtar ku do të punojmë bashkërisht me Piter Feith dhe të gjitha autoritetet tjera ndërkombëtare dhe me NATO-n", tha kryeministri Thaçi.

Lidhur me zgjedhjet në Serbi, Piter Feith tha se BE pret që të bashkëpunojë me qeverinë e re, e cila pritet të formohet së shpejti.

Ndërkaq, Thaçi shfaqi shpresën se pas këtyre zgjedhjeve do të formësohet mendimi i Qeverisë së re të Beogradit për njohjen e Kosovës shtet të pavarur.


Kryetari i Parlamentit Federal të Gjermanisë Norbert Lamert zhvillon takime zyrtare në Tiranë
Euleks fillon me aktivitete më 15 qershor
Meksika i kërkon Shqipërisë që dy shtetet të hapin
Parlamenti Evropian publikon Raportin për Shqipërinë
Hardinaj rikonfirmon qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme
Dizeli shtrejtohet për 3,4 ndërsa benzina për 1,5 denarë për litër
Hashim Thaçi: Pas zgjedhjeve Serbia do të jetë shtet demokratik
Zgjedhjet në Serbi kaluan në pajtim me standardet demokratike, vlerësuan Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja
Një person e ka humbur jetën dhe nëntë të tjerën janë plagosur në një aksident rrugor në Shqipëri
Qeveria Shqiptare do të japë afro 48 milionë euro ndihmë në sektorin e bujqësisë
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи