
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Meksika i kërkon Shqipërisë që dy shtetet të hapin
Tiranë, 12 maj (MIA) - Meksika ka kërkuar sot zyrtarisht nga Republika e Shqipërisë që të hapen konsullata në të dy shtetet, në përpjekje për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Dy shtete nuk kanë ambasada, por procedurat i kryen për Shqipërinë, një zyrë e Meksikës në Romë të Italisë, njofton korrespodentja e MIA-s nga Tirana.
Në një takim që ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Meksikës, Horge Cen Carpentier, zhvilloi sot me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, u shpreh dëshira për intensifikimin e marrëdhënieve, duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes reciprok, si ato ekonomiko-tregtare, kulturore, të turizmit, etj.
"Të dy bashkëbiseduesit shprehën interesin për hapjen e një Konsullate të Shqipërisë në Meksikë dhe të Meksikës në vendin tonë, çka do të shërbenin si ura lidhëse mes vendeve tona", njoftoi Kabineti i presidentit Topi.
"Në këtë kuadër, Presidenti Topit vuri në dukje se Shqipëria vlerëson politikën e jashtme meksikane në përgjithësi, marrëdhëniet shumë të mira me BE-në dhe politikën e re ndaj SHBA-së në veçanti", shtojnë burimet nga presidenca e Shqipërisë. Ambasadori Karpentier u shpreh se "e mbështet qëndrimin e Shqipërisë në procesin e pavarësisë së Kosovës, duke uruar paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit". Po ashtu, ai e ftoi zyrtarisht presidentin Topi ta vizitojë kryeqytetin meksikan.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|