E Martë, 13.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Hardinaj rikonfirmon qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme

Prishtinë, 12 maj (MIA) -  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e siguroi sot presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu se, aleanca, do t’u kontribuojë të gjitha proceseve, por, si parti opozitare, do të vazhdojë të vëzhgojë punën e qeverisë. Hardinaj u shpreh përsëri për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme sipas pakos së Ahtisarit. Ndërsa, presidenti Sejdiu tha se kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë legjitime, njoftojnë sot mediat kosovare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë e bashkimit të votës në mandatin e ardhshëm qeverisës. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk mban inat me LDK-në, pavarësisht se ajo tani është në qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës. Aq më tepër ai respekton votën e qytetarëve dhe institucionet legjitime të Kosovës.

"Njerëzit e zgjedhur të popullit të Kosovës kanë mandat të vendosin për qeverisje, në rast të bashkimit të votës. Institucionet janë legjitime. Si parti opozitare ne synojmë të përmirësojmë sa më shumë qeverisjen dhe bëjmë punën tonë të ndihmojmë në këtë drejtim. Po ashtu zhvillojmë bashkëpunim. Nuk na pengon mandati i sotëm i LDK-së që është në qeverisje që të kemi bashkëpunim të mirë edhe ndërpartiak", tha Haradinaj.

Sejdiu e Haradinaj thanë se sot nuk kishin biseduar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Por, lideri i AAK-së, rikonformoi qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve sipas propozimit të Ahtisarit. Ndërkaq, presidenti Sejdiu, tha se kërkesat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja janë legjitime. Megjithatë, ai tha se për këtë çështje do të vendoset në mënyrë institucionale dhe ligjore.


"Jemi në veprim institucional dhe z. Haradinaj e kam pritur si kryetar të partisë sot dhe takimi ka qenë kryesisht në këtë përmbajtje dhe unë nuk kam idenë që të komentoj kërkesat që janë legjitime. Mund të jetë e një partie politike apo një tjetre. Për ne është me rëndësi të veprojmë mbi bazë institucionale dhe ligjore", tha Sejdiu.

Me këtë rast, Sejdiu vlerësoi rolin dhe angazhimin e zotit Haradinaj dhe të AAK-së, për zhvillimin e proceseve demokratike pas pavarësisë. Presidenti theksoi nevojën që në këtë periudhë, jo pak të ndjeshme, institucionet të kenë bashkëpunim dhe konsultime të vazhdueshme me të gjitha subjekte politike në Kosovë, që janë faktorë të rëndësishëm për koordinim e veprimeve gjatë periudhës së tranzicionit.


Kryetari i Parlamentit Federal të Gjermanisë Norbert Lamert zhvillon takime zyrtare në Tiranë
Euleks fillon me aktivitete më 15 qershor
Parlamenti Evropian publikon Raportin për Shqipërinë
Hardinaj rikonfirmon qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme
Dizeli shtrejtohet për 3,4 ndërsa benzina për 1,5 denarë për litër
Hashim Thaçi: Pas zgjedhjeve Serbia do të jetë shtet demokratik
Zgjedhjet në Serbi kaluan në pajtim me standardet demokratike, vlerësuan Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja
Një person e ka humbur jetën dhe nëntë të tjerën janë plagosur në një aksident rrugor në Shqipëri
Qeveria Shqiptare do të japë afro 48 milionë euro ndihmë në sektorin e bujqësisë
Serbia do të vazhdojë rrugën për konsolidimin e kontrollit në Kosovë
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи