
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Dizeli shtrejtohet për 3,4 ndërsa benzina për 1,5 denarë për litër
Shkup, 12 maj (MIA) - Që mbrëmë në mesnatë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës janë rritur për 1,50, ndërsa çmimet e dizelit për 3,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjitikë.
Me ketë Vendim bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 4,66 ose për 4,09 për qind.
Çmimi i ri i benzinës MB-96 arrin 74,50 denarë për litër, EUROSUPER - 95 do të shitet për 71,50, EUROSUPER-98 për 72,50, ndërsa EURODIZELI (D-E IV) për 70,50 denarë për litër.
Çmim të ri më të lartë për tre denarë për litër ka edhe vaji për amvisëri. Nga mesnata Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL) do të shitet për 59 , ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri - 1 (EL-1) për 59, 50 denarë për litër.
Për 1,329 denarë për kilogram është rritur edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-2, i cili tani do të kushtojë 30,38 denarë për kilogram në vend të 28,709 denarëve që kushtonte deri tani .
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|