
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Pas zgjedhjeve Serbia do të jetë shtet demokratik
Londër, 12 maj (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se pas zgjedhjeve në Serbi do të ketë më shumë demokraci dhe se kjo është mirë për rajonin.
"Mendoj se qytetarët e Serbisë vendosën të kthehen drejt ardhmërisë, ndërsa jo nga e kaluara. Kjo tregon se politikanët serbë u kthyen drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s. Ky është lajm i mirë për Serbinë dhe popullin e saj. Kjo tregon se në Serbi do të ketë më shumë demokraci, ndërsa edhe më shumë paqe dhe stabilitet në rajon", deklaroi Thaçi në intervistë për BBC-në .
Thaçi presidentit serb Boris Tadiq i porositi që të mendojë më shumë për Brukselin se për Kosovën.
"Edhe ai e di se Kosova është vendi i pavarur, sovran dhe demokratik. Kosova dhe unë personalisht jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Serbinë për ardhmëri më të mirë të shteteve dhe popujve tanë", theksoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|