E Premte, 04.07.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Euro 2008
Shqip / Ballkan

Zgjedhjet në Serbi kaluan në pajtim me standardet demokratike, vlerësuan Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja

Beograd, 12 maj (MIA) - Zgjedhjet në Serbi u organizuan mirë dhe janë mbajtur në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për zgjedhje demokratike, sepse zgjedhësve iu dha rasti që lirisht të përcaktohen, vlerësuan sot në Beograd shefat e misioneve vëzhguese të KE-së dhe OSBE-së.

Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan Sharl Gardeto deklaroi në konferncë për shtyp se është i impresionuar nga dalja në votime dhe se kjo dëshmon për besimin e votuesve në procesin zgjedhor.

"Populli serb lirisht e ka shprehur vullnetin e tij. Tani nevojitet parlament i ri që t'i plotësojë pritjet e zgjedhësve, që e përfshin nevojën të formohet koalicion funksional dhe efikas, i cili do të jetë në gjendje të punojë në dobi të qytetarëve të Serbisë", tha Gardeto.

Përfaqësuesit e misionit vëzhgues ndërkombëtar, të cilin e përbëjnë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, OSBE-ja dhe Zyrja për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, njoftuan se në zgjedhjet megjithatë ka patur parregullsi të vogla, por edhe kanë vërejtur se hije në zgjedhjet kanë hedhur edhe kërcënimet ndaj funksionarëve më të lartë gjatë fushatës parazgjedhore.


Dejvid Berger është shefi i ri i shtabit të KFOR-it
Viktima e pestë nga ethet hemoragjike në qytetin turk Elfani
Kumucakos: Athina shpreson se Turqia do ta tejkalojë krizën politike
Spitalet në Greqinë Verilindore të alarmuara nga rasti i vdekjes së një gruaje të infektuar nga ethet hemoragjike
Dy ministra të Kosovës takohen në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë
Shpërthim tritoli në Lezhë, shkatërrohet Ura e Kallmetit
Një burrë ka vrarë gruan e tij në Dibër, Republika e Shqipërisë
Sondazh: Pjesa më e madhe e malazezëve janë për anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO
Kontesti rreth emrit është barrë për stabilitetin e Ballkanit
Frid: SHBA-ja jep 400 milionë dollarë për Kosovën
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи