
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Shqipëria dhe Kosova përpunojnë biznes-projekte të përbashkëta
Tiranë, 15 maj (MIA) - Shqipëria dhe Kosova punojnë në gjetjen e mënyrave si më së miri t'i afrojnë ekonomitë, me këtë rast duke u përqëndruar në projekte energjetike, infrastrukturë dhe tregti.
"Energjia është një nga sfidat më të mëdha në botë dhe në Ballkan. Ne nuk duhet ta lëshojmë rastin që t'i harmonizojmë, jo vetëm politikën, por edhe projektet", deklaroi Genc Ruli, ministri shqiptar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë.
Shqipëria dhe Kosova ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, sepse nuk posedojnë kapacitete të mjaftueshme për prodhimin e rrymës. Por, burimet e pasura të lignitit në Kosovë do të mund t'i mbulojnë nevojat për energji elektrike të Shqipërisë gjatë dimrit, në kushte kur nuk i mjaftojnë kapacitetet e hidrocentraleve të saj, ndërsa pala shqiptare do ta kthente shërbimin gjatë pranverës, kur ka mjaft energji.
Korporata energjetike e Shqipërisë KESH dhe KEK-u i Kosovës nënshkruan memorandum për ndërtimin e termocentralit të burimeve të lignitit në Kosovë. Ministrja kosovare e Energjetikës Justina Pula-Shiroka deklaroi se Qeveria e re iu bashkangjit planeve për ndërtimin e termocentralit të madh, me siguri prej 200-megavatëve në Kosovë.
Shqipëria njëkohësisht ndërton rrugë drejt Kosovës, projekt me vlerë prej më shumë se 600 milionë eurosh, që ka për qëllim ta përparojë bashkëpunimin e ndërsjellë në sferën e tregtisë dhe turizmit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|