
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Ficxherald: Mandati i KFOR-it mbetet i njëjtë
Prishtinë, 15 maj (MIA) - Komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropën Jugore, admirali amerikan Mark Ficxherald, sot deklaroi se mandati i KFROR-it do të mbetet i njëjtë, me detyrë për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë, trensmeton Tanjugu.
" Mandati ynë mbetet i njëjtë. KFOR-i mbetet nën rezolutën 1244. Bashkëpunojmë me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe aktivitetet i koordinojmë me institucionet e vendit. Mandati ynë mbetet që të sigurojmë stabilitet, përsëriti admirali amerikan në fund të vizitës një ditore në Kosovë.
Ficxherald deklaroi se të gjithë janë të interesuar që në Kosovë ta shohin atmosferën e lirisë, njerëzit të mundet lirshëm të lëvizin, të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të realizohen të drejtat e njeriut.
Ai gjithashtu deklaroi se tani për tani nuk ka ndryshim, as në numrin, por as në përbërjen e forcave paqësore në Kosovë.
Admirali Ficxherald gjatë vizitës në Prishtinë bisedoi me komandantin e KFOR-it Gsavier de Marnak dhe i vizitoi ushtarët e KFOR-it në terren.
Në Kosovë për momentin veprojnë rreth 16.000 pjesëtarë të forcave paqësore ndërkombëtare.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|