E Premte, 16.05.2008

  IDIVIDI Meny
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Deri në takimin e radhës të kreut të NATO-s Mali i Zi duhet t'i plotësojë kushtet për marrjen statusit kanditat për anëtarësim

 Podgoricë, 16 maj (MIA) - Deri në takimin e radhës të kreut së NATO-s,  Mali i Zi duhet t'i plotësojë kushtet për marrjen  statusit kanditat për anëtarsim në Aleancë, theksoi kryeministri malazez Millo Gjukanoviq.

Ai vlerësoi se hyrja e Malit të  Zi në Aleancë është "çështje me prioritet për strategjinë dhe politikën e jashtme si dhe sigurinë" e vendit.

"Mali i Zi tani ka hyrë në fazën më serioze të integrimit në NATO, për shkak se "është duke punuar në krijimin e kushteve për hyrje në planin aksionar  të anëtarësimit, i cili është parakusht për hyrje në Aleancë", shtoi Gjukanoviq. sn/hr/14:33

 



###

Ende pa plan për rikonstruimin e UNMIK-ut

Prishtinë, 16 maj (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Mun, nuk do të paraqesë propozim për idetë e tij për "rikonfigurimin" e UNMIK-ut pas 15 qershorit, për shkak se Brukseli dhe Nju-Jorku nuk arritën të harmonizohen për të ardhmërinë e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, publikoi sot gazeta prishtinase "Zëri".

Duke iu referuar burimeve diplomatike në Nju-Jork, gazeta thekson se kanë bisedimet midis përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe KB-së nuk rezultuan me pajtueshmëri, e cila do t'i përcaktonte marrëdhëniet e ardhshme dhe lidhjet midis UNMIK-ut, Zyrës civile ndërkombëtare dhe Euleks-it në Kosovë, pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi Kushtetuta kosovare.

Gazeta përmend se institucionet politike kosovare nuk janë të përfshira në bisedimet për rikonstruimin e UNMIK-ut.

Udhëheqësia kosovare e mbështet planin e Ahtisarit, sipas të cilit UNMIK-u duhet ta braktisë Kosovën, pas periudhës katërmujore tranzicioni, përkujton gazeta dhe shton se sipas atij dokumenti, ai skenar më nuk është planifikuar.ff/hr/13:36



###

NATO-ja përgatitet ta stërvisë armatën e ardhshme të Kosovës

Prishtinë, 16 maj (MIA) - NATO-ja do të ndihmojë vendosjen e forcave të sigurisë në Kosovë edhe përkundër ankesave që i mori, publikoi sot gazeta prishtinase "Koha Ditore".

Shefi i Komandës së forcave të armatosura të NATO-s në Napoli, admirali Mark Ficxherald deklaroi dje në Prishtinë se bisedimet për vendosjen e forcave të sigurisë të Kosovës intensifikohen për shkak të faktorëve politikë.

"Bisedohet për atë që shtetet do ta zbatojnë trajnimin dhe si do të kryhet transformimi, deklaroi Ficxherald.

Ai përmendi se sipas planit të Ahtisarit, Trupat Mbrojtëse të Kosovës duhet të hiqet, "në mënyrë të denjë" dhe për një kohë të afërt të zëvendësohen me forcat kosovare të sigurisë, që do të inkuadrohen pjesëtarë të të gjitha bashkësive. mp/hr/ 14:00



###

Në Prishtinë takim i grupeve punuese për demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni

Prishtinë, 16 maj (MIA) - Grupi punues për demarkacionin e kufirit mes Maqedonisë dhe Kosovës sot do të vazhdojë punën, lajmëroi Radiotelevizioni i Kosovës.

Sipas Besim Çollakut, bashkëkryesues i komisionit kosovaro-maqedonas për demarkacionin, fushata parazgjedhore në Maqedoni nuk do të ndikojë mbi punën e komisionit të përbashkët për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. 


Çollaku ka përsëritur se procesi i demarkacionit do të zgjasë më gjatë sesa është pritur, meqë nevojitet të zgjidhen situatat konkrete në terren.

Sipas Prishtinës zyrtare, në punën e komisionit të përbashkët s`ka prioritete, por do të veprohet ashtu siç është kontraktuar dhe paraparë në pajtim me planin e ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Marti Ahtisari. hr/mb/13:23
 
 




###

SHBA: Kosova është shtet i pavarur

Uashington, 16 maj (MIA) - "Kosova është shtet i pavarur ". Kjo ishte kjo përgjigja e zëdhënësit të qeverisë amerikane në pyetjen se a ja vlente t'i kushtohej vëmendje thirrjes së Moskës dhe aleatëve të saj për bisedime të reja për statusin e Kosovës.


Thirrjes së djeshme të ministrave të jashtëm të Rusisë, Indisë dhe Kinës për bisedime të reja mes udhëheqësve të Kosovës në Prishtinë dhe atyre serbë në Beograd për statusin e Kosovës, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është përgjigjur shumë shkurt dhe pa ekuivoke: Kosova është shtet i pavarur. I pyetur se a ja vlente t'i kushtohej vëmendje një thirrje të tillë të shefave të diplomacive të tri vendeve të cilët ishin takuar në Jekaterinburg të Rusisë, zëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack tha në Uashington se kjo ishte një çështje tashmë e kryer.

"Si po duket duhet t'ua përkujtojmë edhe njëherë të gjithëve se statusi i Kosovës tashmë është zgjidhur. Kosova është shtet i pavarur," tha shkurt dhe qartë zëdhënësi i qeverisë amerikane. hr/mb/12:26




###

Mali i Zi qëndrimin e saj për Kosovën ta harmonizojë me BE-në, porosit ambasadori amerikan në Podgoricë

Podgoricë, 16 maj (MIA) - Ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderik Mur deklaroi se Mali i Zi është në pozicion delikat lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës, por shpreson se do t'i harmonizojë qëndrimet e saj me partnerët euroatlantikë, si dhe të gjitha vendet të tjera në rajon.

Mur për "Republikën" e Podgoricës deklaroi se shpreson se Mali i Zi, gjatë marrjes së vendimit për njohjen e pavarësis së Kosovës, do ta marrë parasysh faktin se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur numri më i madh i anëtareve të BE-së dhe të NATO-s.

"Është fakt se 70 për qind e anëtareve të BE-së veçmë e kanë njohur Kosovën, si dhe rreth tre të katërtat e vendeve-anëtare të NATO-s, kështu që shpresojmë se në fund Mali i Zi gjatë marrjes së vendimit do ta marrë parasysh këtë. Në çdo rast nuk do të ndikojmë te Mali i Zi, për shkak se kuptojmë që është e vështirë çështja për ju", deklaroi ambasadori amerikan.

Mur deklaroi se pret që Ambasada amerikane në Podgoricë së shpejti të filllojë me dhënie të vizave për shtetasit e Malit të Zi, por para kësaj duhet të plotësohen parakushte të tjera hapësirore. mb/hr/11:26



###

Demokratët e Koshtunicës, socialistët dhe radikalët kanë arritur marrëveshje për parimet themelore për formimin e qeverisë së koalicionit

Beograd, 16 maj (MIA) - Përfaqësues të socialistëve dhe radikalëve dje pas takimit të treshes bënë të ditur se është arritur marrëveshje për parimet e formimit të qeverisë së përbashkët të koalicionit Partia Demokratike e Serbisë - Serbia e Re, Partia Socialiste - Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë dhe Serbia e Bashkuar, si dhe Partia Radikale Serbe.

Lideri i PSS-së Ivica Daçiq, tha se SRS dhe DSS-NS, e kanë pranuar parimin e tyre për drejtësi sociale.

Nënkryetarja e SRS-së, Gordana Pop Llaziq, tha se është arritur marrëveshje lidhur me parimet themelore dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër. Ajo shtoi se ekzistojnë gjasa të mëdha të vijë deri në shumicë parlamentare.

Takimi mbahet në selinë e DSS-së. hr/mb/9:01



###

Takim BE-Amerika Latine-Karaibe në Limë

Limë, 16 maj (MIA) - Liderë të Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine, do të mbajnë në Limë, takim të kreut i cili do të zgjatë dy ditë.

Në fokus janë mënyrat për ballafaqimin me problemet klimatike, çmimet e larta të ushqimit dhe varfëria.

Mediat perëndimore njoftuan se është e mundur që të bisedohet edhe për operacionin e armatës kolumbiane ndaj bazës së FARK-ut në Ekuador. Presidentët e Venezuelës dhe Ekuadorit: Hugo Çavez dhe Rafael Korea, janë të akuzuar se bashkëpunojnë me këtë grup.

Çavez, Korea dhe presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe, do të marrin pjesë në takimin në Limë, së bashku me rreth 60 liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve të Amerikës Latine, Europës dhe Karaibeve.

Organizatori i takimit, njoftoi se ka gjasa të vogla derdhjesh publike të mllefit të kreut në Kili para gjashtë muajve, kur mbreti spanjoll Huan Karlos i ka thënë Çavezit që të hesht, me ç'rast sesionet punuese kanë qenë të mbyllura.

Komisioni Europian dje paralajmëroi ndihmë prej pesë milionë eurosh për projektet latino-amerikane për luftën me ndryshimet klimatike.ff/hr/8:36 



###

Tre të punësuar në Konsullatën italiane në Vlorë janë arrestuar për falsifikim të vizave

Tiranë, 16 maj (MIA)-  Tre shqiptarë, të cilët punonin në Konsullatën italiane në qytetin bregdetar të Shqipërisë në  Vlorë, janë arrestuar mbrëmë me akuzë se kanë falsifikuar viza italiane.

Sipas burimeve të policisë, siç informoi korrospodenti i MIA-s nga Tirana, tre personat akuzohen se kanë marrë nga tre mijë euro për një vizë italiane.

Vizat zakonisht i kanë falsifikuar, ndërsa "viktimat" i kanë gënjyer se i marrin në Konsullatë ku kanë punuar. sn/hr/8:39



###

Sali Berisha propozon manifestim mbarëshqiptarëve në ditën e Lidhjes së Prizrenit

Tiranë, 16 maj (MIA) Shqiptarët duhet së bashku ta manifestojnë 130-vjetorin e formimit të Lidhjes së Prizrenit, theksoi kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Siç informoi korrospodenti i MIA-s nga Tirana, Berisha vlerëson se shqiptarët janë "më të lirë dhe më të pavarur se kurdoherë" për këtë rast "duhet së bashku të festojnë Tirana, Prishtina dhe Shkupi".

Në kuadër të kësaj, siç informoi televisioni tiranas Top-channel, ai ka kërkuar nga Ministria e Kulturës të përgatit një seri aktivitetesh bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe të Maqedonisë për manifestimin e ditës së Lidhjes së Prizrenit. sn/hr/8:37



###

Janë djegur katër automobila të policisë në Athinë

Athinë, 16 maj (MIA) - Katër automobila të policisë greke tërësisht janë djegur, ndërsa dy të tjera janë seriozisht të dëmtuara pasi që një grup njerëzish të rinj në qendër të Athinës kanë hedhur koktej molotovi mbi ato, njoftuan mediat greke.

Incidenti ka ndodhur para stacionit policor në lagjen Egaleo të Athinës.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Automobilat e diplomatëve, biznesmenëve dhe poltikanëve janë cak i shpeshtë e sulmeve të anarkistëve në Greqi. mb/hr/8:31



###

Mekkormak: Statusi i Kosovës i zgjidhur

Uashington, 16 maj (MIA) - Administrata amerikane konsideron se çështja e statusit të Kosovës është punë e kryer, ka deklaruar mbrëmë në Uashington, Shon Mekkormak, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit.

"Kam një lajm për të gjithë ju: Statusi i Kosovës është zgjidhur, ai është shtet i pavarur", deklaroi Mekkormak.

Deklarata e tij është dhënë pa angazhimit të Rusisë, Kinës dhe Indisë për vazhdimin e negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ministrat e punëve të jashtme  të Rusisë, Kinës dhe Indisë, Sergej Lavrov, Jang Peçi dhe Pranab Mukerxhi, theksuan dje në Ekaterinburg se është e rëndësishme që "çështja e Kosovës të zgjidhet në pajtueshmëri me normat e së drejtës ndërkombëtare me rol udhëheqës të KB-së dhe në bazë të marrëveshjes midis palëve".

Deri më tani nga 192 vendet-anëtare të KB-së, pavarësinë e Kosovës e njohën vetëm 40.

"Flasim për problemin kosovar. Mendojmë se ajo duhet të zgjidhet vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare", deklaroi Lavrov, pas takimit tripalësh në Ekaterinburg, në të cilin morën pjesë kolegët e tij nga India dhe Kina.

"Rusia, Kina dhe India, janë me qëndrim për ripërtëritje të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, në korniza juridike ndërkombëtare dhe për arritjen e pajtimit midis tyre për të gjitha problemet e Kosovës", deklaroi dje Lavrov. ff/mb/8:15



###

Policia kosovare arrestoi gjashtë persona të dyshimt për falsifikim të dokumentave personale

Prishtinë, 15 maj (MIA) - Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth njëqind vula false dhe arrestoi gjashtë vetë, ne mesin e të cilëve edhe një polic kosovar, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale falsifikim, bënë të ditur autoritetet e Prishtinës.

Kohë më parë policia kosovare ka konfiskuar vula të tjera false zyrtare, patentë shoferi, pasaporta, viza evropiane dhe material për përpunimin e dokumentave false.

Mediat lokale njoftuan se grupet kriminele kanë çasje të plotë deri te softveri kompjuterik, i cili përdoret gjatë përpilimit të të gjitha llojeve të dokumentave për vërtetim të identitetit. ash/bsh/20:00



###

Shqipëria dhe Kosova përpunojnë biznes-projekte të përbashkëta

Tiranë,  15 maj (MIA) - Shqipëria dhe Kosova punojnë në gjetjen e mënyrave si më së miri t'i afrojnë ekonomitë, me këtë rast duke u përqëndruar në projekte energjetike, infrastrukturë dhe tregti.

"Energjia është një nga sfidat më të mëdha në botë dhe në Ballkan. Ne nuk duhet ta lëshojmë rastin që t'i harmonizojmë, jo vetëm politikën, por edhe projektet", deklaroi Genc Ruli, ministri shqiptar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë.

Shqipëria dhe Kosova ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike, sepse nuk posedojnë kapacitete të mjaftueshme për prodhimin e rrymës. Por, burimet e pasura të lignitit në Kosovë do të mund t'i mbulojnë nevojat për energji elektrike të Shqipërisë gjatë dimrit, në kushte kur nuk i mjaftojnë kapacitetet e hidrocentraleve të saj, ndërsa pala shqiptare do ta kthente shërbimin gjatë pranverës, kur ka mjaft energji.

Korporata energjetike e Shqipërisë KESH dhe KEK-u i Kosovës nënshkruan memorandum për ndërtimin e termocentralit të burimeve të lignitit në Kosovë. Ministrja kosovare e Energjetikës Justina Pula-Shiroka deklaroi se Qeveria e re iu bashkangjit planeve për ndërtimin e termocentralit të madh, me siguri prej 200-megavatëve në Kosovë.

Shqipëria njëkohësisht ndërton rrugë drejt Kosovës, projekt me vlerë prej më shumë se 600 milionë eurosh, që ka për qëllim ta përparojë bashkëpunimin e ndërsjellë në sferën e tregtisë dhe turizmit. bsh/mp/19:28

###

 

Ficxherald: Mandati i KFOR-it mbetet i njëjtë

Prishtinë, 15 maj (MIA) - Komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropën Jugore, admirali amerikan Mark Ficxherald, sot deklaroi se mandati i KFROR-it do të mbetet i njëjtë, me detyrë për të siguruar paqe dhe siguri në Kosovë, trensmeton Tanjugu.

" Mandati ynë mbetet i njëjtë. KFOR-i mbetet nën rezolutën 1244. Bashkëpunojmë me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe aktivitetet i koordinojmë me institucionet e vendit. Mandati ynë mbetet që të sigurojmë stabilitet, përsëriti admirali amerikan në fund të vizitës një ditore në Kosovë.

Ficxherald deklaroi se të gjithë janë të  interesuar që në Kosovë ta shohin atmosferën e lirisë, njerëzit të mundet lirshëm të lëvizin, të sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të realizohen të drejtat e njeriut.

Ai gjithashtu deklaroi se tani për tani nuk ka ndryshim, as në numrin, por as në përbërjen e forcave paqësore në Kosovë.

Admirali Ficxherald gjatë vizitës në Prishtinë bisedoi me komandantin e KFOR-it Gsavier de Marnak dhe i vizitoi ushtarët e KFOR-it në terren.

Në Kosovë për momentin veprojnë rreth 16.000 pjesëtarë të forcave paqësore ndërkombëtare. ash/mp/19:19



###

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë është e gatshme të hetojë mbi akuzat e Karla del Pontes

Tiranë, 15 maj (MIA) - Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë deklaroi sot pasdite se është e gatshme për bashkëpunim me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, lidhur me akuzat e Karla del Pontes për rrëmbim e trafikim organesh të shtetasve serbë.

“Në rast se Gjykata e Hagës mendon se duhet të vazhdojë investigimet në këtë drejtim, Prokuroria Shqiptare është e gatshme për bashkëpunim me këtë Gjykatë ose duke asistuar në rast se hetuesit e saj vijnë vetë për hetime në Shqipëri", thuhet në  komunikatën e posaçme të Zyrsë së Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare.


Gjithashtu prokuroria mirëpret të dhëna shtesë që do t’i jepnin shkak Prokurorisë Shqiptare për të filluar hetime në këtë çështje në bazë të legjislacionit në fuqi.

Prokuroria e Shqipërisë mori së fundi në shqyrtim informacionin e publikuar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në
ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, në librin e saj "La Caccia. Io e i criminali di guerra" (Gjuetia. Unë dhe kriminelët e luftës) në lidhje me ngjarjet që pretendohet të kenë ndodhur në vitin 2004 në zonën e Burrelit.

Të iniciuara prej një grupi hetuesish të ardhur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi në shkurt të vitit 2004, në lidhje me këto pretendime janë bërë verifikime në vend. Në zbatim të kërkesës së kësaj Gjykate është zhvilluar një proces inspektimi dhe verifikimi i përbashkët i hetuesve të ardhur nga Haga dhe prokurorëve të rrethit të Matit në
disa ambiente në zonën e Burrelit.

Në përfundim të këtij procesi hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se
kishte ndodhur në Burrel nuk rezultuan të vërteta.

“Duke krahasuar të dhënat e asaj kohe me ato çfarë shkruan Karla del Ponte sot në librin e saj, konstatojmë se kemi të bëjmë me të njëjtat elemente që pretendoheshin në vitin 2004 dhe Prokurorisë Shqiptare nuk i rezulton asnjë e dhënë e re për të cilat do të ishte e nevojshme të kryhej një proces i ri verifikimi apo investigimi”, deklaroi Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë. zr/mp/19:07



###

Subvencione prej mbi 90 milionë euro për vendet nga rajoni i Detit Adriatik

Athinë, 15 maj (MIA) - Subvencinet evropiane me vlerë prej 90,4 milionë eurosh do t'i ndahen vendeve-pjesëmarrëse të Programit IRA - për bashkëpunim transkufitar në rajonin e Detit Adriatik, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Siç transmeton MIA, mjetet do t'i ndahen Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë, Italisë, Sllovenisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi për realizimin e projekteve lidhur me bashkëpunimin ekonomik, social dhe institucional mes tyre. bsh/mp/18:45



###

Sllovenia do të hapë Ambasadë në Prishtinë

Prishtinë, 15 maj (MIA) - Shefi i Zyrës sllovene në Prishtinë, Vojko Vollk, në takimin e sotëm me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, paralajmëroi se Sllovenia do të hapë Ambasadë në Kosovë.

Vollk theksoi se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën "me qëllim që të përparojë në marrëdhëniet midis dy vendeve".

Sejdiu theksoi se "institucionet dhe qytetarët e Kosovës angazhohen për thellim të marrëdhënieve të mira me autoritetet në Lubjanë".ff/mp/18:44



 


###

Prishtina e konsideron si iracionale kërkesën e Moskës

Prishtinë, 15 maj (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë kosovare Hajredin Kuçi, sot deklaroi se Qeveria e Kosovës e konsideron si iracionale kërkesën e Rusisë, vendet të cilat e njohën Kosovën t'i shqyrtojnë vendimet e tyre.

Ai, në seancën e sotme vlerësoi se "njohja e pavarësisë së Kosovës vazhdon me intensitetin e nevojshëm", dhe theksoi se Prishtina pret që këtë ta bëjë edhe Rusia.

Kuçi theksoi se Rusia "ende nuk ka qasje reale drejt lëvizjeve politike që po ndodhin në Kosovë".

Reagimi i Kuçit pason pas deklaratës së shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili tha se vendet, të cilat e kanë njohur Kosovën duhet që t'i shqyrtojnë vendimet e tyre. ff/mp/18:44



###

Në bregdetin e Durrësit janë kapur dy peshkaqenë të rrezikshëm

Durrës, 15 maj (MIA) - Një anije peshkimi ka kapur sot paradite dy peshkaqenë të cilët ngecën në rrjetat e peshkimit në bregdetin e Durrësit, katër kilometra larg vijës bregdetare të pushuesve.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana, mësohet se peshkaqenët janë kapur te Kepi i Rodonit. Njëri prej tyre ishte pesë metra i gjatë dhe peshonte 450 kilogramë. Kurse i dyti ishte më i vogël, dy metra e gjysmë dhe peshonte, 250 kilogramë.

Sipas peshkatarëve që zunë dy peshkaqenët, ata i përkasin familjes së grabitqarëve të detit që janë të rrezikshëm për njerëzit. Dy peshkaqenët janë dërguar në tokë dhe janë therur. Mishi i tyre u është shitur qytetarëve për 2 euro kilogrami. zr/mp/17:48




###

Në Athinë janë vrarë tre shqiptarë dhe një rumun

Tiranë, 15 maj (MIA) - Tre shqiptarë dhe një rumun janë vrarë mbrëmë, kur nga automjeti në lëvizje është hapur zjarr nga armë automatike mbi një restorant në qendër të Athinës, informuan sot mediat shqiptare.

Siç njoftoi korrenspodenti i MIA-s nga Tirana, mediat shqiptare transmetojnë se kjo "masakër e vërtetë" e ka shqetësuar tërë kryeqendrën greke.

Sipas policisë greke, "bëhet fjalë për qërrim hesapesh mes grupeve kriminele kontrabandistë të drogës, me ç'rast tre nga viktimat kanë qenë të përfshirë në narko-biznesin ilegal, ndërsa i katërti, 24-vjeçari Fluturim Lala nga qyteti Mirditë, ka pësuar rastësisht".

Lalën, sipas policisë, e ka qëlluar plumbi në momentin kur pronari i restorantit për punën e kryer ia ka paguar mëditjen prej 50 eurove.

Policia greke, siç thuhet, punon intensivisht në gjetjen e autorëve të krimit. bsh/mp/17:30    



###

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë takohet me një grup gjeneralësh amerikanë

Tiranë, 15 maj (MIA) - Ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa zhvilloi sot një takim të veçantë me një delegacion të lartë ushtarak të SHBA-së, i kryesuar nga gjeneral Xhemjs Davis. Ministri Oketa  theksoi ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme që SHBA i ka dhënë Forcave të Armatosura shqiptare në rrugën drejt reformimit, modernizimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

“Ne, - nënvizoi Ministri Oketa, besojmë se në vitin 2009 do të jemi anëtarë me të drejta të plota në NATO“.Ministri komunikoi dhe se qeveria ka vendosur të rrisë buxhetin vjetor të mbrojtjes në 2% të GDP-së (Prodhimi i Përgjithshëm Bruto). Po ashtu,Oketa tha se po punohet për shkatërrimin e municioneve të tepërta deri në vitin 2010.


Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Tirana, lidhur me këtë, pas dy javësh do të zhvillohet një tryezë e  përbashkët pune me vendet partnere, ku do të marrin pjesë përfaqësues dhe specialistë të kësaj fushe nga disa vende të botës.


Ndërsa Gjenerali Davis, shprehu gatishmërinë e SHBA-së dhe të FA Amerikane për vazhdimin e mëtejshëm të ndihmës dhe të bashkëpunimit në fushën ushtarake.zr/mp/17:34



###

Belgjika vendos të hapë Misionin e saj të Përhershëm diplomatik në Shqipëri

Tiranë, 15 maj (MIA) - Ministri i Jashtëm belg Karel De Guht ka deklaruar sot në Tiranë se Belgjika ka vendosur që të hapë në Tiranë, Misionin e saj të Përhershëm diplomatik.

Këtë vendim, ministri ia komunikoi autoriteteve shqiptare në takime që zhvilloi sot në Tiranë, me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm Lulëzim Basha.


Gjithashtu, ministri belg theksoi se Belgjika do të ulë tarifat e përgjithshme për marrjen e  vizave, si dhe do të çojë në zero tarifat për disa kategori të vizave. Në këtë kuadër, edhe Kryeministri Berisha u shpreh se Republika e Shqipërisë do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Belgjikë.


Ministri i Jashtëm belg komunikoi gjithashtu se “gjithë ministrat e Jashtëm të BE-së duhet të vizitojnë Shqipërinë dhe mbarë rajonin e Ballkanit, për të krijuar ura lidhëse të rëndësishme me këto vende dhe për t’i paraprirë zgjerimit të BE-së”. zr/mp/17:28




###

Shqipëria i jep Kinës një kontribut prej 40 mijë dollarësh për pasojat e tërmetit

Tiranë, 15 maj (MIA) - Qeveria shqiptare ka vendosur të japë një shumë prej 40 mijë dollarësh amerikane për popullin e Kinës, për të ndihmuar në pasojat e tragjedisë së para pak ditëve ku një tërmet shkaktoi të paktën 20 mijë të vdekur.

Siç njofton korrespondeni i MIA-s nga Tirana lajmi u zyrtarizua nga zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave. “Pas tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti që goditi provincën Sinhuan në Kinë dhe që shkaktoi viktima të shumta në njerëz dhe shumë dëme materiale, qeveria shqiptare ka akorduar një kontribut financiar prej 40.000 dollarësh”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre. zr/mp/17:25




###

Qeveria e Kosovës e angazhuar për hyrjen në fuqi të Kushtetutës në qershor

Prishtinë, 15 maj (MIA) - Qeveria e Kosovës është plotësisht e angazhuar në përgatitjet për hyrjen në fuqi të Kushtetutës, më 15 qershor, njoftojnë mediat kosovare.

Kryeministri Hashim Thaçi tha në mbledhjen e sotme të qeverisë, se përgatitjet po zhvillohen në koordinim të plotë me faktorët civilë dhe ushtarakë ndërkombëtarë në Kosovë. Qeveria gjatë ditëve të ardhshme do të procedojë në Kuvend edhe 6 deri në 8 projektligje që dalin nga pakoja e Ahtisarit, derisa kryeministri kosovar përsëriti angazhimin për zbatimin e plotë të kësaj pakoje. 

Ka ngelur edhe një muaj deri në hyrjen në fuqi të aktit më të lartë juridik të vendit dhe qeveria vlerësoi sot se të gjitha përgatitjet për funksionimin e Kosovës shtet në bazë të kushtetutës së re janë duke u zhvilluar mbarë.

"Gjithë procesi i përgatitjeve po bëhet në koordinim të plotë me autoritetet civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Në këtë vazhdë qeveria këto ditë do të procedojë në Kuvend edhe gjashtë deri në tetë ligje që dalin nga pakoja e kryendërmjetësit Marti Ahtisari.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri gjithashtu vlerësoi se vendi ka kaluar edhe një javë të mirë sa i përket ecurisë së procesit të njohjes nga shtetet tjera. Pa specifikuar me emra, ai tha se ka sinjale edhe nga disa vende se vendimet për njohje do t’i marrin së shpejti. Ndërkohë, njoftoi se ai dhe presidenti i Kosovës janë në kontakte të vazhdueshme me krerë të shteteve të tjera, për të siguruar pranimin nga vendet përkatëse.

Në këtë drejtim u vlerësua se janë edhe vizitat dhe takimet që ka zhvilluar këto ditë ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni me ambasadorë dhe përfaqësues të vendeve të Amerikës Latine. ash/bsh/16:28

###

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në Turqi

Ankara, 15 maj (MIA) - Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në shpërthimin  e një fabrike për prodhime të qumështit në qytetin Çubuk, në afërsi të Ankarasë, bëri të ditur botimi elektronik i gazetës turke "Hyriet".

Shpërthimi ka ndodhur në repartin e fabrikës në të cilën ka pasur kazan avulli.

Në vendin e incidentit janë dërguar ekipe për ndihmë urgjente dhe njësi zjarrfikëse. hr/mp/15:00



###


Qeveria bullgare i miratoi ndryshimet e protokolleve për dhënie të vizave me Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi

Sofje, 15 maj (MIA) - Qeveria bullgare sot i miratoi protokollet për ndryshimin dhe plotësimin e tri marrëveshjeve ndërqeveritare me Maqedoninë, me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Protokollet janë kontraktuar në vitin 2006 dhe kanë të bëjnë në kushtet për dhënien e vizave të grupeve të ndryshme të njerëzve.

Tre dokumentet kanë hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2008 dhe janë në pajtim me marrëveshjet mes Bashkimit Evropian dhe shteteve nga Ballkani Perëndimor për lehtësimin e procedurave për dhënien e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.


Në Prishtinë takim i grupeve punuese për demarkacionin e kufirit Kosovë-Maqedoni
Kosova është shtet i pavarur
Demokratët e Koshtunicës, socialistët dhe radikalët kanë arritur marrëveshje për parimet themelore për formimin e qeverisë së koalicionit
Takim BE-Amerika Latine-Karaibe në Limë
Tre të punësuar në Konsullatën italiane në Vlorë janë arrestuar për falsifikim të vizave
Sali Berisha propozon manifestim mbarëshqiptarëve në ditën e Lidhjes së Prizrenit
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Апел за помош
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
WEBmail
user:
pass:
Логирање на Web пошта
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи