
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Ende pa plan për rikonstruimin e UNMIK-ut
Prishtinë, 16 maj (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-Mun, nuk do të paraqesë propozim për idetë e tij për "rikonfigurimin" e UNMIK-ut pas 15 qershorit, për shkak se Brukseli dhe Nju-Jorku nuk arritën të harmonizohen për të ardhmërinë e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, publikoi sot gazeta prishtinase "Zëri".
Duke iu referuar burimeve diplomatike në Nju-Jork, gazeta thekson se kanë bisedimet midis përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe KB-së nuk rezultuan me pajtueshmëri, e cila do t'i përcaktonte marrëdhëniet e ardhshme dhe lidhjet midis UNMIK-ut, Zyrës civile ndërkombëtare dhe Euleks-it në Kosovë, pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi Kushtetuta kosovare.
Gazeta përmend se institucionet politike kosovare nuk janë të përfshira në bisedimet për rikonstruimin e UNMIK-ut.
Udhëheqësia kosovare e mbështet planin e Ahtisarit, sipas të cilit UNMIK-u duhet ta braktisë Kosovën, pas periudhës katërmujore tranzicioni, përkujton gazeta dhe shton se sipas atij dokumenti, ai skenar më nuk është planifikuar.
|
|
|
 |
|
![]() |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|