Tërmet në TiranëTiranë, 20 maj (MIA) - Dy dridhje të njëpasnjëshme janë regjistruar mbrëmë para mesnatës në kryeqytetin shqiptar dhe rrethinën më të gjerë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.
Instituti seizmologjik shqiptar njoftoi se epiqendra e tërmetit është në qytezën Vorë, njëzet kilometra nga Tirana. Tërmeti i parë është regjistruar në ora 23, ndërsa i dyti në ora 23:28. Të dy janë me intenzitet prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit.
Sipas institutit, dridhje me intenzitet me të ulët janë regjistruar edhe sot në mëngjes. Nga tërmetet nuk është shkaktuar dëm material.
|