
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Kontesti rreth emrit është barrë për stabilitetin e Ballkanit
Vjenë, 3 korrik (MIA) - Presidenti grek Karlos Papulas, i cili sot ndodhet për vizitë treditore në Austri, vlerëson se kontesti greko-maqedonas rreth emrit i ngarkon marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabilitetin në Ballkan.
"Ai nuk është konflikt me karakter psikologjik apo sentimental, por problem me dimensione politike i cili paraqet barrë për marrëdhënet e mira fqinjësore dhe kushtet për stabilitet në rajonin e thyeshëm të Ballkanit", tha Papulas në intervistën për gazetën "Standard" të Vjenës.
Ai potencoi se Greqia disa herë ka theksuar se qëllimi është që të gjindet zgjidhje e përbashkët dhe e qëndrueshme për kontestin.
"Bëhet fjalë për zgjidhje, e cila do ta mbante vulën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe e cila duhet të jetë e shkruar në Kushteturën e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë", tha Papulas.
Lidhur me ngjarjet në Bashkimin Europian Papulas tha se "jo"-ja e Irlandës për Traktatin e Lisbonës duhet të respektohet.
"Me rëndësi të madhe është ajo që rezultati, në të gjitha tri vendet ku u mbajt referendumi, ishte negativ. Ky është fakt që duhet t'i brengosë të gjithë europianët. Kjo e tregon pakënaqësinë e popullit, qartë jo vetëm për tema të ndara, por edhe për drejtimin e përgjithshëm të Europës", sqaroi presidenti grek.
Ai përmendi se qytatarët e Irlandës më 12 qershor kanë vendosur kundër Traktatit të Lisbonës dhe shtoi se bëhet fjalë për vendim, i cili duhet të pranohet dhe nuk duhet të kritikohet.
"Megjithatë duhet të jemi në gjendje që edhe më tutje të përparojmë, t'ua përcjellim popujve tanë porosinë se Unioni është i vendosur të përparojë dhe t'i tejkalojë vështërsitë aktuale", tha Papulas.
Lidhur me Qipron, Papulas theksoi se kjo çështje "dhe mëtej mbetet problem nëdrkombëtar të invadimit të marrjes së një pjese të një shteti të pavarur, anëtare të KB-së, e cila është anëtare e BE-së, nga ana e një vendi i cili dëshiron të hyjë në BE".
"Qëllimi strategjik i Greqisë është tërheqja e forcave ushtarake turke dhe ribashkimin e ishullit në kuadër të vendimit të plotë të përbashkët në një federatë binacionale dhe bikomunale. Vendimet e KS-së të KB-së si dhe parimet e BE-së paraqesin bazë për zgjidhjen ", tha Papulas.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|