
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i uroi presidentit amerikan Xhorxh Bush festën e 4 korrikut
Tiranë, 3 korrik (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, njofton korrespodentja e MIA-s nga Tirana.
Në mesazhin thuhet se "Shqipëria dhe populli shqiptar çmojnë lartë mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit më të rëndësishëm, si në proceset demokratizuese në vend, ashtu edhe në sfidën e rëndësishme të integrimit euroatlantik, në të cilën Shqipëria, sot, është maksimalisht e angazhuar".
"Përkrahja e padiskutueshme e SHBA-së ndaj Shqipërisë në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, - vijon mesazhi, - jo vetëm e nxiti procesin e integrimit, por dhe rikonfirmoi dëshirën për të konsideruar Shqipërinë vend partner në përballjet e përbashkëta ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe sfidave të tjera globale".
Më tej presidenti Topi kujton se Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin model të zhvillimit të demokracisë, lirisë, të të drejtave të njeriut e shtetit të së drejtës, vlera të cilat shqiptarët po përpiqen t’i implementojmë në vendin e tyre, si vlera universale, simbol të një shoqërie demokratike.
"Më lejoni, i nderuar president që, me këtë rast, duke ritheksuar me kënaqësi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm që karakterizon dy vendet tona aleate, të shpreh bindjen time në vijueshmërinë e konsolidimin e tyre të mëtejshëm në dobi të dy vendeve tona dhe popujve tanë miq", përfundon mesazhi i presidentit shqiptar.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|