
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Viktima e pestë nga ethet hemoragjike në qytetin turk Elfani
Ankara, 3 korrik (MIA) - Në një spital në Ankara sot vdiq një grua 25-vjeçare, pasi ishte e kafshuar nga paraziti dhe e infektuar me ethet hemoragjike.
Gruaja është nga qyteti Elfani, Turqia Veriore. Ajo është hospitalizuar para pesë ditëve për shkak të temepraturave të larta në trup. Pë shkak të dyshimit se është infektuar me ethet hemoragjike, ajo është transferuar në një spital në Ankara.
Ky është rasti i pestë i vdekjes nga ethet hemoragjike në Elfani.
Spitalet në Greqinë verilindore janë nën alarm pas rastit të vdekjes së një gruaje, e cila u infektua me ethe hemoragjike pasi u kafshua nga paraziti. Gruaja ka qenë e kafshuar nga paraziti derisa ka punuar në fushë, dhe ka vdekur më 25 qershor në një spital në Aleksandropulos.
Sipas Organizatës Shëndetësore Botërore, sëmundja përfundon me vdekje te rreth 30 për qind nga të infektuarit.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|