E Diell, 12.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Dy ministra të Kosovës takohen në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë

Tiranë, 3 korrik (MIA)  - Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi dhe ministri i Shërbimeve Publike të Republikës së Kosovës, Arsim Bajraktari ndodhen sot në Tiranë ku zhvilluan një takim me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, njofton korrespodenti i MIA-s nga Tirana.

Ministrat e qeverisë së Kosovës kanë dashur, siç thanë, të shprehin “mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të tij, qeverisë së tij dhe të klasës politike shqiptare në proceset zhvilluese dhe të modernizimit në Kosovë”.

Ndërkohë ata shprehën angazhimin e tyre për një bashkëpunim dhe bashkërendim të punës së tyre me homologët shqiptarë. Sipas tyre, ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm, sidomos shkëmbimi i eksperiencës dhe ndarja e vlerave të përbashkëta në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha, vlerësoi përparimet e Kosovës dhe shtetit të ri të saj në shumë fusha zhvillimi, veçanërisht në legjislacion. Ai siguroi se të dyja qeveritë do të kenë një bashkëpunim dhe një bashkërendim të frytshëm në reformimin dhe në standardizimin dhe modernizimin e institucioneve.Gjithashtu z.Berisha tha se një bashkëpunim shumë i mirë ekziston në fushën e drejtësisë, bashkëpunim i cili do të jetë aktiv me shkëmbime të eksperiencave dhe në përafrimin
e standardeve.

Kryeministri ka folur dhe për ligjet në Kosovë që tha se janë të standardeve shumë të mira, ndërsa u ndal në punën që po bëhet në Shqipëri për zëvendësimin apo përmirësimin e mjaft ligjeve. Berisha ka thënë se reforma e sistemit të drejtësisë po zhvillohet dhe se ajo do të ketë ecuri në një bashkëpunim të ngushtë me opozitën.


Në Budapest arrihet marrëveshje që NATO të inkuadrohet në luftën kundër drogës në Afganistan
MPJ shqiptare përshëndet njohjen e Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia
Njohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi është moment shumë i rëndësishëm psikologjik për Prishtinën, pohon BBC
Robert Gejts konsideron se janë të mundura negociatat për pajtimin me talebanët në Afganistan, por jo edhe me Al Kaedën
Mbi njëqind shkolla në Greqi nën rrethimin e nxënësve
Uashingtoni e përshendeti njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe Malit të Zi
Mali i Zi e njohu Kosovën (DPL)
Serbia merr vendim për tërheqjen e ambasadorëve nga Shkupi dhe Podgorica
Lulzim Basha: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm
Qumështi kinez "Panda" i cili ishte bllokuar në portin e Durrësit, është në rregull, tregojnë analizat
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи