
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Komisioni Evropian me kritika deri te Rumania dhe dënime për Bullgarinë
Bruksel, 23 korrik (MIA) - Komisioni Evropian sot publikoi raport në të cilin dërgohen kritika në llogari të Bullgarisë dhe Rumanisë për shkak të mungesës së përparimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në nivel të lartë, por vendosi të vërë sanksione vetëm ndaj Sofjes.
Sanksionet e vendosura ndaj Bullgarisë përfshijnë marrjen e akreditimeve për programin FARE të dy agjencive bullgare, si edhe ndalimin e financimit të projekteve infrastrukturore nga programi ISPA.
Në raport theksohet se edhe Bullgaria edhe Rumania nuk kanë bërë aq sa duhet në ballafaqimin me krimin e organizuar dhe me korrupsionin, por se situata në të dy shtetet nuk është e njëjtë.
Në pjesën për Bullgarinë theksohet se janë të domosdoshme reformat në sistemin gjyqësor dhe në strukturat e jurispondencës në tërësi. Komisioni konstaton se Bullgaria ka bërë përparim të caktuar në gjashtë muajt e fundit veçanërisht me formimin e Agjencisë shtetërore për siguri kombëtare dhe me vendimin për riformimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se së pari duhet të konfirmohet nëse këto masa do të japin rezultate konkrete në hulumtim, zbulimin dhe procesimin e rasteve të korrupsionit në eshalonet e larta të pushtetit si edhe te personat lidhur me krimin e organizuar.
Komisioni Evropian veçanërisht i bën vërejtje Bullgarisë lidhur me shfrytëzimin e mjeteve që vendi i fiton nga fondet evropiane, për çfarë para gjashtë muajsh përkohësisht është ngrirë pagesa e këtyre shumave për Sofjen. Në raport theksohet se Komisioni akoma nuk është bindur mjaftueshëm se është arritur përparim në këtë sferë, që të mund ta shkrijë pagesën e mjeteve të fondeve.
Posa Bullgaria t'i bëjë hapat e domosdoshme për përmirësimin e menaxhimit dhe kontrollit financiar, Komisioni Evropian është i gatshëm ta rishqyrtojë vendimin e vet, theksohet në dokument.
Kur bëhet fjalë për Rumaninë, Komisioni vlerëson se duhet ta përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe eshalonët e larta të pushtetit, veçanërisht nga ana e Parlamentit dhe gjykatësve. Dëshirojmë të shohim konsensus të njëkuptimtë, para së gjithash nga të gjitha strukturat në Parlament, për çrrënjosjen e korrupsionit, thuhet në dokument.
Komisioni Evropian vlerëson se ekziston realizim i pabarabartë i reformave në institucionet kyçe në Rumani dhe se akoma është i pranishëm ndikimi i fuqishëm politik lidhur me vendimet për luftë kundër korrupsionit në organet e pushtetit.
Paralelisht me reformat gjyqësore është i nevojshëm që sistemi i jurispondencës të tregojë se dënohet korrupsioni në eshalonët e larta të pushtetit, vlerëson Komisioni Evropian, duke i bërë thirrje Rumanisë t'i përforcojë këto reforma.
Pas pranimit të Bashkimin Evropian në vitin 2007 Bullgaria dhe Rumania u obliguan t'i realizojnë reformat në sistemet gjyqësore dhe se do ta përforcojnë luftën kundër korrupsionit, për shkak se është vlerësuar se ato nuk i kanë plotësuar deri në fund të gjitha standardet evropiane.
BBC-ja transmeton mendim të funksionarëve të lartë evropian, të cilët vlerësojnë se vendimi i Komisionit që ta bllokojë ndihmën financiare nga thuajse një miliardë euro për "vendin më të varfër anëtar të Unionit" paraqet fillim pa precedan në praktikën e deritanishme dhe sjelljen e Brukselit, për atë se për herë të parë ndodh që anëtare e BE-së të jetë kështu ashpër e dënuar për situatat në vend dhe për mossuksesin e autoriteteve të atjeshme ta bllokojnë veprimin e krimit të organizuar.
Një vit e gjysmë pas hyrjen në BE, Bullgaria haptazi është akuzuar se krimi i organizuar në vend është i lidhur pjesë të pushtetit, duke i bërë vërejtje edhe Qeverisë në Sofje që asnjë nga rreth 150 vrasjet mafioze të kryera pas rënies së komunizmit, nuk është zgjedhur. Dënimi për bllokimin e ndihmës financiare i caktuar për dy agjenci bullgare, do të shkaktojë edhe pezullimin e hyrjes së Bullgarisë në Shengen zonën, që ishte paraparë për këtë vit, thekson BBC.
Dënimi i Bullgarisë, sipas shpjegimit të Brukselit, shënohet si paralajmërim deri te të gjithë në BE, ndërsa veçanërisht deri te vendet kandidate për hyrjen në Union, çka i pret nëse nuk i plotësojnë obligimet e ndërmarra. Në BE, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra, thuhet se nuk do të lejohet që paratë e detyrimeve tatimore evropiane të hidhen në xhepa të gabuar.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
 |
WEBmail |
|
|
|
|
|
|