
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
"Dejli telegraf": Ratko Mlladiqi e ka dorëzuar Karagjiqin që të shpëtojë vetë
Londër, 24 korrik (MIA) - Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karagjiq është gjetur dhe arrestuar falë zbulimeve që i ka dhënë ish-gjenerali Ratko Mlladiq, komandant i ushtrisë së Republikës Serbe, në përpjekje që të bëjë pazar për vete, nëse i dorëzohet autoriteteve, zbulon "Dejli telegraf" i cili për këtë pohimin i referohet burimeve të shërbimit zbulues gjerman (BND) në Berlin.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra, sipas njohurive që në gazetën londineze ia kanë siguruar "burime të BND", Mlladiqi ka biseduar për kushtet nën të cilat do të pajtohej që të dorëzohej, kështu që në kuadër të bisedimeve që të shpëtojë vetë, e ka bërë të ditur edhe informacionin se kush është dhe si duket tani Karagjiqi.
Por, siç duket kjo do t'i hakmerret Mladiqit, bashkëpunëtorit më të afërt dhe më të besueshëm të Karagjiqit, sepse tani, pas arrestimit të tij, edhe më shumë është rritur presioni ndaj Serbisë që të gjendet dhe të arrestohet gjenerali serb nga Bosnja, i akuzuar për masakrën e myslimanëve të pafajshëm në Srebrenicë, shkruan gazeta.
Burimet në zbulimin gjerman thonë se Mlladiqi bën gjithçka çka mundet që t'i shmanget gjykimit në Hagë, duke u përpjekur që të gjykohet para gjykatës vendase, siç është gjykata për krime lufte në Beograd, e formuar në vitin 2004.
Gazeta shkruan se Mlladiqi informatat për Karagjiqin i ka dhënë që para disa muajsh dhe prandaj është pritur kapja e Mlladiqit të kryhet më herët se arrestimi i Karaxhiqit.
Pas robërimit të ish-liderit serb nga Bosnja, arrestimi i Mlladiqit, siç shkruan "Dejli telegraf", duket më i vështirë, për shkak se për të kujdeset një rreth i njerëzve të fuqishëm të ish-establimentit të armatës, ndaj të cilit politikanët në Beograd nuk kanë fuqi, ndërsa për Karaxhiqin kujdesi i ishte lënë një pjese të Agjencisë serbe për zbulim që, mendohet, se mund të vendoset në kontroll të Qeverisë.
Gazeta londineze thekson se kjo ka ndodhur, menjëherë pasi që presidenti serb Boris Tadiq në krye të shërbimit zbulues ka vendosur person të ri.
Edhe pse Serbia përpiqet që të tregojë se të gjithë punën rreth Karagjiqit e ka bërë vetë, përsëri, vendimtar ka qenë informacioni që zbulimi serb e ka marrë nga MI6 dhe nga CIA amerikane, thekson gazeta londineze.
Burimi i "Dejli telegraf" në BND-ja ka pohuar se zbulimi gjerman, bashkë me CIA-n, MI6-ën dhe shërbimin sekret francez, kanë bashkëpunuar ngushtë në " gjahun e kriminelëve të luftës të Ballkanit" dhe se pas ndryshimeve në Beograd është transmetuar informata e ruajtur rreptësisht deri te kryesia e zbulimit serb.
Qeveritë e këtyre agjencive zbuluese, janë tepër të interesuar që Serbia të ndodhet në BE dhe jo të shkojë nën ndikimin e Rusisë dhe Moska të vendoset "në zemër të Ballkanit", konkludon gazeta londineze.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|