
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Këshilli i Sigurimit të KB-së nesër do të mbajë seancë për situatën në Kosovë
Prishtinë, 24 korrik (MIA) - Shefi i UNMIK-ut Lamberto Xanieri do të raportojë nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, njoftojnë mediat kosovare.
Në seancën e KS-së do të diskutohet rreth raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.
Zyra për informim pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se pas qëndrimit në Uashington, ku, së bashku me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, mori pjesë në takimet me presidentin e SHBA-së Xhorxh Bush dhe Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs, ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, e cila mbahet nesër.
Gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së, ministri Hyseni po ashtu do të zhvillojë një varg takimesh me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, për të lobuar në të mirë të njohjes nga sa më shumë shtete të Republikës së Kosovës.
Delegacionin e Serbisë në këtë mbledhje do ta kryesojë ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|