
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Smog mbi Athinë
Athinë, 26 gusht (MIA) - Smog sot lëshohet mbi Athinë, me ç'rast në një periudhë prej dy orësh është matur një ndotje dyfish më e madhe e ajrit nga ajo që është lejuar.
Ministria greke e Mjedisit të Jetesës u rekomandoi qytetarëve të Athinës që të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin punë fizike, të cilat do të mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen.
Sipas ekspertëve në ajër është rritur prania e ozonit dhe oksidit të azotit. Ndotja e matur e ajrit ka treguar 253 mikrogramë në metër kub, ndërsa kufiri i lejuar është 180 mikrogramë. mb/mp/13:00
###
Turqia deri tani e ndërmori aksionin më të madh kundër PKK-së në Irakun Verior
Ankara, 26 gusht (MIA) - Aeroplanët ushtarakë turk kanë kryer mbrëmë operacionin më të madh ajror mbi kryengritësit nga Partia Kryengritëse Kurde PKK në Irakun Verior, bëri të ditur televizioni kurd Kurdistan TV.
Mediumi njoftoi se tetë aeroplanë ushtarakë turq kanë bombarduar caqe në rajonin Soran. Para bombardimit altileria turke ka shtënë në zona rreth disa fshatrave në kufirin turko-irakianë.
Sulmet kanë filluar dje pasdite, banorët e fshatrave i kanë braktisur shtëpitë dhe kanë kërkuar vendstrehim. Një pjesë e mediave turke nënvizojnë se TV Kurdistan deri tani nuk ka ndarë vend të posaçëm për informacione për operacionet e Armatës turke kundër kryengritësve të PKK-së të cilët janë në Irakun Verior. xhe/mp/11:54
###
Surroi i shqetësuar për njohjen e Kosovës
Prishtinë, 26 gusht (MIA) - Ish-kryetari i Partisë Reformiste kosovare ORA, Veton Surroi, për BBC-në tha se veriu i Kosovës ka elemente të ngjashme me konfliktet e ngrira në rajonet e ish-Bashkimit Sovjetik. Sipas Surroit edhe dimensioni ndërkombëtar i Kosovës ka mundësi që të ngrihet.
Surroi ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që po zhvillon punimet në Prishtinë me temën "Kosova dhe bota arabe", nën organizimin e organizatës joqeveritare "Forumi 2015".
Ai tha se konferenca ka për synim që të thyejë komunikimin me botën arabe, meqë sipas tij nuk ka ekzistuar një komunikim i ndërsjellë.
Sipas tij, synim i qeverisë së Serbisë është që ta përligjë mungesën e legjitimitetit ndërkombëtar duke e bërë atë një legjitimitet të dyshimtë për një pjesë të botës.
Surroi tha se mungesa e politikës së jashtme të Kosovës është rrjedhojë e mospunës së institucioneve kosovare dhe jo e pengesave ndërkombëtare.
Por autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se institucionet e Kosovës kanë bërë maksimumin e mundshëm për të lobuar për procesin e njohjes dhe kanë nënvizuar se ky proces varet nga shumë faktorë.
Sipas tyre njohja e pavarësisë së Kosovës varet nga interesa të ndryshme dhe struktura të ndryshme të vendeve të botës.
Janë 46 vende të botës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por shumë pak nga vendet anëtare të Konferencës Islamike. xhe/mp/11:28
###
Zjarr në ishullin grek Kretë
Athinë, 26 gusht (MIA) - Është vënë zjarr në rajonin e qytetit Hanja në ishullin grek Kretë, duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha të tokës pyjore.
Nga flaka e zjarrit është përfshirë zonë e pakalueshme dhe tani për tani është larg vendbanimeve.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë ekipe të shërbimeve zjarrfikëse dhe helikopterë. mb/mp/10:53
###
Një përfaqësues i Ambasadës shqiptare në Romë është arrestuar me mbi një kilogram kokainë në automobil
Tiranë, 26 gusht (MIA) - Autoritetet italiane arrestuan një nëpunës të Ambasadës shqiptare në Romë, ku në bagazhin e automobilit me targa diplomatike u gjet mbi një kilogram kokainë, shkruajnë gazetat shqiptare.
Përfaqësuesi shqiptar 33-vjeçar ishte arrestuar gjatë një kontrolli policor rutinë në dalje të autostradës në afërsi të Milanos. Në automjet udhëtonte edhe një femër nga Shqipëria.
Arsen Selmanllari deklaroi se është bashkëpunëtor në misionin diplomatik dhe tregoi dokumentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Pas bisedimeve me policinë italiane Ambasada e Shqipërisë hoqi dorë nga paprekshmëria juridike që e kanë bashkëpunëtorët nga misionet e saj diplomatikie.
Kundër të arrestuarit është ngritur akuza tregti me narkotikë në përmasa shumë të mëdha. mp/mb/7:50
###
Më shumë se 15 njerëz janë rrethuar nga zjarri pyjor në rajonin turk Mugllë
Ankara, 25 gusht (MIA) - Ekipet zjarrfikëse turke po tentojnë të shpëtojnë më shumë se 15 njerëz, të cilët janë rrethuar nga zjarri pyjor, që shpërtheu në rajonin mesdhetar turk Mugllë, njoftoi televizioni turk NTV.
Siç transmeton MIA, zjarri në Mugllë, i cili u shua dje, sot sërish u aktivizua. Mes zjarrit në rajonin Jalanla gjenden pesë inxhinierë dhe mbi dhjetë punëtorë pyjorë.
Në operacionin për shpëtim të njerëzve janë edhe katër helikopterë dhe një numër i madh i automjeteve zjarrfikëse.
Drejtori i Drejtorisë lokale për pylltari në Mugllë, Ibrahim Ajdan, deklaroi se zjarri më siguri është shkaktuar nga rrufeja, siç ishte edhe rasti i shpërthimit të zjarrit në rajonin e njëjtë gjatë fundjavës. mi/bsh/17:17
###
Protestë e serbëve në Zubin Potok
Zubin Potok, 25 gusht (MIA) - Disa qindra serbë nga Kosova në protestën e sotme në Zubin Potok iu kundërshtuan vendosjes së kufirit midis Kosovës dhe Serbisë dhe porositën se nuk e pranojnë EULEKS-in.
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq deklaroi se "serbët e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që pëfaqësuesit e UMNIK-ut, KFOR-it dhe Shërbimit policor të Kosovës të vendosin kufi midis Kosovës dhe Serbisë".
Ristiq tha se "instalimi i video-mbikëqyrjes së vijës kufitare të Kosovës me Serbinë, ka për qëllim vendosjen e doganës në veri të Kosovës dhe vendosjen e EULEKS-it në ato hapësira.
"Misioni i BE-së në Kosovë është ilegal dhe kundërligjor, sepse nuk ka miratim nga Këshilli i Sigurimit të KB-së", tha kryetari i komunës Zveçan, Dragisha Milloviq.
Serbët, pastaj tridhjetë minuta, "si shenjë paralajmërimi se nuk do të pajtohen me vendimet të cilat shkojnë në dëm të tyre", e bllokuan rrugën magjistrale Zubin Potok - Mitrovicë.
Shërbimi policor i Kosovës (SHPK) filloi javën e kaluar me instalimin e kamerave policore në vendkalimin administrativ Bërnjak, ndërsa zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani paralajmëroi se do vendosen edhe në vendkalimin administrativ, Jarinjë në Leposaviq.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|