E Mërkurë, 27.08.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Kryeministri shqiptar Sali Berisha i hodhi poshtë akuzat e Rusisë për shitje të armëve Gjeorgjisë

Tiranë, 27 gusht (MIA) - Kryeministri shqiptar Sali Berisha i hodhi poshtë akuzat e shefit të Shtatmadhorisë së armatës ruse, gjeneralit rus Anatolij Nogovitskin, se Tirana i ka shitur armë Tbilisit, duke shtuar se Gjeorgjia ka ushtri dhe armë të veta dhe se kjo është shpifje nga pala ruse.

"Gjeorgjia është vend miqësor demokratik, e cila ka mbështetje të plotë që e meriton një vend demokratik dhe miqësor në situatë të vështirë. Të mendosh se Gjeorgjia ka nevojë për armë shqiptare është invencion. Gjeorgjia është vend që ka armë të vetat, ushtri të vetën, e cila përjetoi një agresion", deklaroi Berisha.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana, ai ka shtuar se akuzat e këtilla aspak nuk e befasojnë.

"Ndaj shqiptarëve, Rusia ka një qëndrim konstant (duke përfshirë edhe mosnjohjen e Kosovës). Por, qëllimi i Rusisë për vendet më të vogla, sipas mendimit tim, është për gjykim të rreptë. Një ditë sulmon një vend, ndërsa ditën tjetër deklaron se është kundër anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe të Kroacisë", deklaroi Berisha në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me kolegun e tij nga Islanda, Geir Harde.


Sejdiu: Kosova nuk mund të jetë shembull për Rusinë për t'i njohur Osetinë Jugore dhe Abhkazinë
Karaxhiqi kërkon shfuqizim të procesit gjyqësor kundë tij
Nimic: Negociatat vazhdojnë
Athina sërish u kërcënua me bllokadë të Maqedonisë për në BE dhe NATO
Smog mbi Athinë
Surroi i shqetësuar për njohjen e Kosovës
Një përfaqësues i Ambasadës shqiptare në Romë është arrestuar me mbi një kilogram kokainë në automobil
Më shumë se 15 njerëz janë rrethuar nga zjarri pyjor në rajonin turk Mugllë
Policia malazeze konfiskoi së paku 50 kilogram drogë
Infected Mushroom
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи