
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
Sejdiu është i përgatitur për takim eventual me Tadiqin
Prishtinë, 3 shtator (MIA) - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se është i përgatitur të takohet me kolegun e tij serb Boris Tadiq. Ai tha se biseda mes tyre mund të përqendrohet vetëm mbi çështjet e fqinjësisë së mirë dhe marrëdhëniet mes dy shteteve sovrane, informuan mediat shqiptare duke botuar pjesë të intervistës së Sejdiut për BBC.
Ai kategorikisht e hodhi poshtë mundësinë për hapjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe shtoi se Serbia nuk mund t'i parandalojë vendet e botës ta njohin pavarësinë.
Sejdiu tha se iniciativa e Qeverisë serbe që të kërkojë mendim nga Gjykata ndërkombëtare në Hagë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës nuk do të jep rezultate.
Presidenti i Kosovës kategorikisht e ka përjashtuar mundësinë për konfrontim me Serbinë madje edhe në veri të Kosovës.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|