
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Majko: Të rrezikshme qëndrimet për ndarje
Tiranë, 5 tetor (MIA) - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko i vlerësoi si shumë të rrezikshme qëndrimet për ndarjen e Kosovës të shprehura nga kryetari i Serbisë, Boris Tadiq Majko tha se deklaratat e zotit Tadiq janë qartësisht nxitje për një luftë të re në rajon. Sipas zotit Majko, territori i shtetit të ri të pavarur që prej 17 shkurtit 2008, garantohet nga NATO, transmetojnë mediat kosovare.
“Deklarata në fakt është e vjetër. Është diskutuar në periudhën përpara caktimit të statusit të Kosovës.
Por, që gjithsesi mbetet një deklaratë e rrezikshme, e cila në thelb nëse edhe teorikisht do të trajtohej se çdo të ndodhte nëse do të kishim një ndarje të Kosovës, me pak fjalë padashur të bëj deklarime të thella, kjo do të thoshte një luftë e re e nisur ballkanike. Do të thoshte një konflikt i ri i Serbisë i përsëritur me NATO-n, e cila është garante e sovranitetit të bashkësisë së territorit të Kosovës, do të thotë një deklarim i cili në fund të fundit do të krijojë një situatë pezull për sa i përket strukturave të sigurisë në rajon”, ka shtuar ai.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|