
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Shtajmaer: Që të hyjë Turqia në BE duhet t'i plotësojë të gjitha reformat e domosdoshme
Berlin, 5 tetor (MIA) - Që të hyjë Turqi në BE duhet t'i plotësojë të gjitha reformat e domosdoshme, deklaroi mbrëmë në Hanover ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Valter Shtajmaer.
Ai konsideron se Turqia ka arritur shumë në modernizimin e saj, por është e domosdoshme të bëjë edhe shumë në sferat siç janë fjala e lirë ose të drejtat e fëmijëve dhe të grave.
Shtajmaer gjithashtu konsideron se duhet më shumë të shfrytëzohen mundësitë e Turqisë për rregullimin e konflikteve në Lindjen e Afërt, si dhe për integrimin e rreth tre milionë personave me prejardhje turke në shoqërinë gjermane.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|