
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Filloi heshtja para zgjedhjeve vendore në BeH
Sarajevë, 4 tetor (MIA) - Në Bosnjë e Hercegovinë sot në orën 7 filloi heshtja parazgjedhore në prag të zgjedhjeve të nesërme vendore, që do të zgjasë deri nesër në orën 19.
Sipas të dhënave të Komisionit qendror zgjedhor, të drejtë vote në zgjedhjet e nesërme kanë rreth tre milionë qytetarë të Bosnjë e Hecegovinës, të cilët mund të votojnë në 4.985 vendvotime në vend, si dhe në përfaqësitë diplomatike-konsullare të BeH-së në 25 shtete.
Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 280 subjekte politike, në mesin e të cilëve 72 parti politike, 41 kolaicione, 147 kandidatë të pavarur dhe 20 lista të kandidatëve për këshilltarë komunalë.
Zgjedhjet, zbatimi i të cilave do të kushtojë 5,5 milionë euro, do ta vëzhgojë misioni vëzhgues i Këshillit të Evropës.
Këto janë zgjedhjet e para në Bosnjë e Hercegovinë në të cilat në organet e vetëqeverisjes vendore do të zgjidhen edhe përfaqësues së minoriteteve kombëtare.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|