E Premte, 10.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Те сакаме сите, Тоше
Shqip / Ballkan

Mali i Zi e njohu Kosovën (DPL)

Podgoricë, 9 tetor (MIA) - Qeveria e Malit të Zi njëzëri mori vendim për njohjen e Kosovës, deklaroi ministri malazez i Punëve të Jashtme, Milan Roçen.

Vendimi për njohjen e Kosovës, siç informoi Roçen, bazohet në përpjekjet për mbrojtjen e interesave kombëtare të Malit të Zi dhe të qytetarëve të Malit të Zi, si dhe në tentimet për përshpejtimin e proceseve evroatlantike dhe intregrimin e vendit në BE. 

Roçer theksoi se prioritete primare të Malit të Zi gjatë aprovimit të këtij vendimi është zhvillimi i marrëdhënieve mirëfqinjësore, përparimi i bashkëpunimit rajonal dhe kontributi për stabilizimin e rajonit.

Ministri malazez i Punëve të Jashtme tha se një vendim i tillë i Podgroricës është harmonizuar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për këtë çështje.

Qeveria e Millo Gjukavnoviqit e njohu Kosovën vetëm një ditë pasi Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dje e miratoi propozimin e Serbisë, që Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë të jap vlerësim për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Nga ky vendim, siç informuan mediat serbe, Gjukanoviqin nuk kanë arritur t'i ndërrojnë mendjen as përfaqësuesit  e opozitës gjatë kohës së pauzës së Qeverisë.

Opozita paralamentare paraprakisht kërkoi pauzë të senacës dhe takim me kreun shtetëror të Malit të Zi, pasi deputeti i Listës serbe Goran Daniloviq e njoftoi parlamentin se me procedurë të shpejtë në rend të ditës është vendosur çështja për njohjen e Kosovës.

"Është me rëndësi që me kreun shtetëror të bisedojmë para vendimit eventual të Qeverisë për njohjen e Kosovës, për shkak se nëse aprovohet një vendim i tillë, pastaj çfarëdo takimi nuk do të kishte kuptim", tha në foltoren e Kuvendit, kryetari i Partisë Popullore Serbe, Andrija Madniq.


Mbi njëqind shkolla në Greqi nën rrethimin e nxënësve
Uashingtoni e përshendeti njohjen e Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe Malit të Zi
Mali i Zi e njohu Kosovën
Mali i Zi e njohu Kosovën (DPL)
Serbia merr vendim për tërheqjen e ambasadorëve nga Shkupi dhe Podgorica
Mali i Zi njohu Kosovën (URGJ)
Besnik Mustafaj: Nëse Kosova ndahet, ajo nuk mund të qëndrojë e vetme
Lulzim Basha: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm
Qumështi kinez "Panda" i cili ishte bllokuar në portin e Durrësit, është në rregull, tregojnë analizat
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи