
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Njohja e Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi është moment shumë i rëndësishëm psikologjik për Prishtinën, pohon BBC
Londër, 10 tetor (MIA) - Njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga fqinjët e saj Maqedonia dhe Mali i Zi, paraqet moment shumë të rëndësishëm psikologjik për Prishtinën, e cila në të njejtën kohë sjellë edhe dobi praktike për shtetin e ri në Ballkan, pohon BBC, duke e tramsmetuar lajmin nga Shkupi dhe Podgorica..
Sipas kompanisë mediale britanike, njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga dy vende nga hapësira e ish-RSFJ-së, mundet ta eliminojë ngecjen në procesin e njohjes, pas ndarjes nga Serbia në shkurt të këtij viti.
Tani vetëm edhe Bosnja e Hercegovina nga ish-republikat jugosllave nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur dhe një pjesë nga realiteti i ri ballkanik.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Londra, për Perëndimin, vendimi i Maqedonisë dhe i Malit ti Zi është kontributi i tyre për stabilizimin e gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për Serbinë, siç thuhet në reagimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, hapi i këtillë paraqet "rrezik për rajonin", thotë BBC.
Në bisedën për BBC, eksperti për gjendjet në Ballkan, Mark Almond, nga kolexhi Ariel pranë Universitetit në Oksford, konsideron se vendimi i Shkupit mundet ta përmirësojë situatën e brendshme ndëretnike dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, edhe pse në të njejtën kohë mund të shkaktojë edhe pakënaqësi në, siç thotë, pjesët nacionaliste tek popullata e Maqedonisë, ndërsa hapi i Podgoricës është një nga ngjarjet më rë dramatike pas shpërndarjes së Jugosllavisë.
Almond thotë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është goditje e madhe për Serbisë, ndërsa sukses i madh për Prishtinën, për shkak se shqiptarët e Kosovës, me të drejtë, do të mund të thonë se nëse malazezët mund ta njohin pavarësinë e saj, atëherë pse këtë nuk mund ta bëjnë edhe të tjerët.
Stacionet televizive britanike që i tramsmetuan vendimet e qeverive të Maqedonisë dhe të Serbisë, sqarojnë se ato paraqiten për më pak se 24 orë pas votimit në Kombet e Bashkuara për rezolutën që e ofron qeveria serbe, e me të cilën kërkohet që Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ta hetojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Por, të gjithë njoftojnë edhe për reagimin e zemëruar të Serbisë ndaj vendimit të fqinjëve të saj. Që gjatë natës mediat në Britaninë e Madhe komunikuan se autoritetet serbe kanë kërkuar nga ambasadori i Malit të Zi menjëherë ta braktisë vendin, si dënim që qeveria e tij e njohu pavarësinë e Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq në një deklaratë për BBC u kërcënua se masa e zbatuar kundër Podgoricës do të përdoret edhe në "çdo rast tjetër".
Kanosje e ministrit serbe ndaj "të gjithëve" vjen në të njejtën kohë me vendimin e qeverisë së Serbisë që t'i kthejë ambasadorët e tij në vend që më herët e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e që kanë në mënyrë demonstruese të tërhequr "në konsultime në Beograd" para disa muajve.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|