
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Topi për vizitë katërditëshe në Itali
Tiranë, 14 tetor (MIA) - Me ftesë të presidentit italian Xhorxho Napolitano për vizitë zyrtare katërditëshe në Itali do të qëndrojë presidenti shqiptar Bamir Topi, njofton korresopondentja e MIA-s nga Tirana.
Krahas bashkëshortes së tij Teuta Topi, në delegacionin më të gjerë do të ketë përfaqësues qeveritarë, parlamentarë, si dhe përfaqësues të biznesit dhe shkencës.
Në kuadër të qëndrimit, Topi do të ketë takim të rëndësishëm me personalitetet më të larta të shtetit italian, si dhe me njerëzit e parë të Romës, Torinos dhe Kozencës.
Në Kozencë, ku jetojnë pjesëtarët e komunitetit shqiptarë - arbëreshë, do të marrë pjesë në zbulimin e përmendores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Topi do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik pranë Universitetit në Torino.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|