E Martë, 14.10.2008

  IDIVIDI Meny
Клуб на пријатели
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Shqip / Ballkan

Vujanoviq: Mali i Zi ka pritur tetë muaj për t'u shprehur për Kosovën

Podgoricë, 14 tetor (MIA) - Presidenti i Mali të Zi Filip Vujanoviq ka vlerësuar se njohja e Kosovës është na pajtim me kushtetutën. "Vendimi i qeverisë të enjtën ishte kushtetues", tha Vujanoviq duke sqaruar se vendim i qeverisë ndjek atë që kanë bërë edhe 49 shtete para Malit të Zi, ka thënë Vujanoviq.

Ai theksoi se Mali i Zi ka pritur pothuajse tetë muaj për t'u shprehur për Kosovën, duke e bërë këtë pasi u shprehën 48 shtete, 22 në BE dhe në NAT0 dhe 30 në Këshillin e Evropës. "Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të bëjmë politikë shtetërore në dëm të qytetarëve dhe në dëm të Mali të Zi si shtet në formacionet integruese", ka thënë Vujanoviq, i cili pret që edhe autoritetet e Serbisë ta kuptojnë se kjo është realitet.

Ai hodhi poshtë pohimet se mbi Malin e Zi janë bërë presione për të njohur Kosovën, duke thënë se shteti i Malit të Zi është konsideruar si partner, i cili duhet të respektojë vlerat e politikës së jashtme të BE-së nëse do që të hyjë në të.

Edhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi vendimin për njohjen e Kosovës e ka marrë, jo për shkak të presioneve, por nga nevoja e forcimit të besimit të partneritetit me vendet e BE dhe NAT0-s, pjesë përbërëse e të cilave synon të bëhet.


Vujanoviq: Mali i Zi ka pritur tetë muaj për t'u shprehur për Kosovën
Karl Bildt: EULEX-i i rëndësishëm për shqiptarët
Vendet nga Paqësori dhe Afrika do ta përkrahin Turqinë për anëtare jo të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të KB-së
Mesiqi e akuzon Dodikin se e vështirëson bashkëpunimin me BeH-në
Topi për vizitë katërditëshe në Itali
Në protestën në Podgoricë janë plagosur 22 persona dhe 28 janë arrestuar
Tërmet prej 5,1 ballësh sipas shkallës së Rihterit në pjesën verilindore të Greqisë
Bujar Nishani pranoi se ka dhunë në burgjet e Shqipërisë
vibe tribe
  IDIVIDI Shërbime
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
KushështëKush
Download
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmërime
Fjalor
Пребарување
Пребарување по клучен збор во содржина
 
корисничко име
лозинка
WEBmail
A1 телевизија
IDIVIDI™, Copyright Македонски Телеком - 2004
преземи