
 |
IDIVIDI Fjalorë
|
|
|
|
| Powered by MagnumPRO |
|
|
|
 |
Shqip / Ballkan
|
|
Nga mesi i korrikut propozimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, deklaroi ministri suedez për migracion
Bon, 3 korrik (MIA) - Ministri suedez për migracion dhe azil, Tobias Bilstrom shfaqi pritje se Komisioni Evropian, nga mesi i korrikut do të parashtrojë propozimin për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.
"Nga mesi i korrikut Komisioni Evropian do të dalë me propozime ligjore të cilat do të mundësojnë regjim pa viza deri në fund të vitit 2009, për ato vende të cilat deri atëherë do t'i realizojnë kushtet e nevojshme për atë. Këtu gjithsesi mendoj për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi", tha Bilstrom.
Ai theksoi se pret që pas kësaj, procedura e mëtutjeshme, në trupat punues adekuat të Këshillit të BE-së do të vazhdojë edhe para pushimit të verës.
Serbia, sipas tij, mbetet me KE-në t'i zgjidhë çështjet për kontroll të vijës kufitare me Kosovën, si dhe çështjen për dhënien e pasaportave për qytetarët e Kosovës.
Bilstrom shtoi se kryesimi suedez me BE-në e njeh dimensionin rajonal të liberalizimit të vizave për Ballkanin perëndimor, por se posaçërisht e thekson faktin se të gjitha vendet në atë proces duhet të fitojnë regjim pa viza kur o t'i realizojnë kushtet e nevojshme për këtë.
"Më e rëndësishmja është t'u përmbahemi itinerarëve të vizave. Ata janë rrugët themelore të secilit vend dretj liberalizimit. Secili vend ka problemet e veta specifike, por përmbushja e kushteve të projektuara vetëm në itinerarin e vizave është kyç për gjithçka", konkuldoi Bilstrom.
|
|
|
 |
|
 |
 |
Пребарување
|
|
|
|
|
|
|