Berisha, sot kërkesë Topit për qeverinë e re

Tiranë, 9 shtator (MIA) -  Pas rizgjedhjes së Jozefina Topallit në postin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha pritet t'i bëjë sot kërkesë presidentit  Bamir Topi, që ta mandatojë si Kryeministrin e ri për formimin e qeverisë së re.


Sipas Shekullit, vetëm pas këtij hapi, kreu i ekzekutivit të Shqipërisë do të paraqesë listën e ministrave të rinj dhe do t'ia propozojë për votim Kuvendit bashkë me programin qeverisës.


Në bazë të Kushtetutës shqiptare, presidenti , në fillim të legjislaturës, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.


Më pas, kryeministri i emëruar duhet të miratohet nga Kuvendi brenda 10 ditëve. Lista e ministrave të rinj do të jetë një tjetër kompetence e Kryeministrit Sali Berisha, i cili, sipas burimeve, është në përfundim të tij. Pas propozimit të listës, ministri emërohet nga Presidenti i Republikës, brenda 7 ditëve.


Ndërsa dekreti i Presidentit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi. Prej ditësh, Kryeministri Berisha është përfshirë në një proces negociatash të vazhdueshme për formimin e qeverisë së re.


Pas përfundimit të negociatave me Lëvizjen Socialiste për Integrim,  Berisha po negocion gjatë me të vetët, me qëllim ruajtjen e ekuilibrave brenda partisë.


Si asnjëherë tjetër, ashtu siç e ka pranuar edhe ai vete në daljet publike, lista e re e qeverisë ka qenë e vështirë për të, për shkak edhe të përfshirjes ë LSI-së, e cila deri para zgjedhjeve ishte e paparashikuar për bashkëqeverisje.


Berisha pritet të përfundojë qeverinë vetëm brenda dy ditëve, ndërkohe që nga kjo përbërje, padyshim pritet që të shfaqen edhe pakënaqësi, të cilat kryeministri Berisha do t'i justifikojë me faktin se nuk ka vend për të gjithë, komenton "Shekulli".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail