Kryeministri Sali Berisha nderohet në Prishtinë me "Medaljen e Artë të Lirisë"

Prishtinë, 6 tetor (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, e para pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt të vitit 2008, u nderua nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me "Medaljen e Artë të Lirisë", me motivacionin "Për kontributin e lartë në mbrojtje të lirisë së Kosovës".

"Medalja e Artë e Lirisë" iu dorëzua kryeministrit Berisha menjëherë pas fjalës përshëndetëse që mbajti në Kuvendin e Kosovës, në prani të deputetëve dhe kabinetit qeveritar, përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike në Kosovë.

"Kryeministri Sali Berisha është dëshmuar si një lider vizionar dhe i vendosur në sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar. Ai me sukses punoi për Shqipërinë e integruar në institucionet euroatlantike dhe pati një rol vendimtar në transformimin e madh të Shqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fundit", u shpreh ndër të tjera presidenti Sejdiu, në fjalën e mbajtur para se t'i dorëzonte kryeministrit Berisha "Medaljen e Artë të Lirisë".     

Kryeministri Berisha do të shprehej në fjalën e tij, pas marrjes së Medaljes nga presidenti Sejdiu, se "ndihej shumë krenar".

"Kjo medalje përbën për mua një akt madhor krenarie për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës dhe Kosova dha për lirinë e kombit, lirinë e rajonit dhe më gjerë, përbën për mua nderimin më të madh, sepse këtu në Kosovë u zhvilluan të gjitha lëvizjet e mëdha për liri të shqiptarëve", tha Berisha, i cili sot pasdite pritet të nderohet me titullin "Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa nesër komuna e Prizrenit do t'i japë titullin "Qytetar Nderi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail