Kryeministri shqiptar Sali Berisha vazhdon vizitën e tij në Kosovë

Prishtinë, 7 tetor (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha sot, në ditën e dytë të qëndrimit e tij në Kosovë, do të vizitojë Prekazin, ku do të bëjë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, njohtojnë mediat kosovare. 

Më vonë gjatë ditës kryeministri Berisha do të ketë takime me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Piter Feith, kurse ne Prizren do të shpallet qytetar nderi.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme dhe pas takimeve që ka pasur me krerët më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, kryeministrit shqiptar Sali Berishës iu dha titulli Honoris Kausa nga Universiteti i Prishtinës.

Ky titull iu dha për kontributin e tij në fushën e shkencës, në atë të mjekësisë. Mbështetjen e Kosovës në takimet me burrështetasit e botës, me hapjen e Qeverisë ë Kosovës në ekzil, me hapjen e dyerve të shkollave për studentët kosovarë, mbështetjen e luftës çlirimtare të Kosovës, deri tek njohja - përkrahja e shtetit të Kosovës, thuhet mes tjerash në arsyetimin për ndarjen e këtij titulli të lartë akademik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail