Numri i viktimave të gripit A (H1N1) në Turqi arrin në gjashtë persona, fillon vaksinimi i popullatës

Ankara, 2 nëntor (MIA) - Dy persona të tjerë të sëmurë nga gripi A (H1N1) në Turqi vdiqën natën e kaluar, me të cilën numri i rasteve të vdekjes rritet në gjashtë, kumtoi Ministri turk i Shëndetësisë.

Dy viktimat e fundit nga sëmundja janë një foshnjë 22 muajshe dhe një djalosh 14 vjeçar nga Konja, në pjesën qëndrore të Turqisë.

Edhe nëntë të sëmurë janë në gjendje të rëndë dhe gjenden në spitale në qytete të ndryshme të Turqisë.

Deri tani në Turqi janë diagnostifikuar 1.879 raste të sëmundjeve të gripit të ri, pas rastit të parë në muajin maj.

Prej sot fillon vaksinimi kundër gripit për personelin e institucioneve shëndetësore dhe më pas  do të vaksinohen edhe grupet e rrezikuara.

Turqia ka planifikuar të blejë 43 milionë doza të vaksinave kundër virusit A (H1N1) dhe të vaksinojë rreth 28 milionë persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail