Në pesë qytete bullgare është shpallur epidemi e gripit A

Sofje, 2 nëntor (MIA) - Shërbimet epidemilogjike lokale në Bullgari sot shpallën epidemi të gripit të ri në pesë qytete.

Nga virusi i gripit A(H1N1) në Bullgari deri tani jetën e humbën katër persona, ndërsa mbi 100.000 janë të sëmurë.

Epidemi e gripit të ri është shpallur në Jambol, Burgas, Stara Zagora Loveç dhe Gabrovo. Rasti më i ri i vdekjes nga kjo sëmundje është i një gruaje 30-vjeçare nga Stara Zagora, e cila vdiq nga ndezja e mushkërive.

"Bullgaria sipas shkallës së vdekshmërisë nga gripi A është larg nga SHBA-ja dhe vendet e Evropës Perëndimore", deklaroi në konferencë për shtyp Angel Kunçev, mjek nga reparti për ndjekjen e sëmundjeve infektive pranë Ministrisë bullgare të Shëndetësisë.

Numër më i madh i të infektuarve me virusin H1N1 ka në mesin e nxënësve, për ç'arsye shkollat në Jambol dhe Burgas do të mbyllen deri më 6, respektivisht më 7 nëntor. Në Stara Zagorë shumica e të sëmurëve janë edhe fëmijë më të vegjël se 4 vjeç.

Sipas të dhënave më të fundit, shkalla e të infektuarve në Jambol është 362, ndërsa në Stara Zagorë 217 në 10.000 banorë. Në Jambol është ndaluar vizita e pacientëve në spitale, ku personeli detyrimisht duhet të mbajë maska, përderisa në Burgas janë anuluar të gjitha ngjarjet kulturore.

Para këtyre pesë qyteteve, epidemi të gripit të ri më 29 tetor është shpallur edhe në Pleven dhe Tërgovishtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail