Reagime ndaj sulmit fizik ndaj gazetarit shqiptar Mero Baze

Tiranë, 3 nëntor (MIA) - Sulmi fizik ndaj gazetarit të njohur shqiptar dhe analistit Mero Baze, nga ana e truprojeve të afaristit Rezart Taçi, hasi në kritika në opinionin shqiptar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Tirana.

Duke e dënuar sulmin, presidenti shqiptar Bamir Topi kërkoi nga organet kompetente që të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të vënë përpara drejtësisë autorët e vërtetë.

"Të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të analizojnë me shqetësim këtë akt duke u angazhuar realisht dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave, në krijimin dhe garantimin e lirisë dhe pavarësise së medias", thuhet ne reagimin e Topit.

Incidentin e dënoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila vlerësoi se sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj mediave "errësojnë lirinë e shtypit".

Lideri i partisë socialiste opozitare, Edi Rama, rastin e quajti "sulm të përgjakshëm ndaj një gazetari nga ana e klientit të familjes në pushtet", duke e akuzuar kryeministrin Sali Berisha për lidhshmëri me këtë incident.

Lideri socialist kërkoi nga presidenti Topi të mos heshtë kur bëhet fjalë për raste të këtilla, por të reagojë në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të mediave dhe të mos pajtohet me, siç tha "gjakderdhjen e një gazetari vetëm për shkak se e dënon korrupsionin në Qeveri".

Në emër të kryeministrit Sali Berisha, u pronocua zëdhënësja e tij, Juela Mecani, e cila e dënoi sulmin.

"Kryeministri Berisha e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Mero Baze dhe e quan akt të marrë, të rëndë dhe të papranueshëm. Ai kërkon nga organet kompetente që t'i ndërmarrin të gjitha masat për t'u sjellur përgjegjësia e plotë juridike e autorëve të këtij akti serioz. Si kryeministër, Berisha edhe një herë thekson se shkelja, keqqpërdorimi i çfarëdo lloj forme të presionit ndaj gazetarëve për Qeverinë shqiptare është akt serioz dhe nuk mund të arsyetohet me asgjë", thuhet në reagimin e Qeverisë.

Incidentin, paraprakisht e dënoi edhe Unioni i gazetarëve shqiptarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail