Katër të vdekur nga gripi i ri në Turqi

Ankara, 5 nëntor (MIA) - Autoritetet turke kumtuan vdekjen e katër personave si rezultat i gripit të ri me çka numri i të vdekurve në këtë vend është 19.

Vdiqën një vajzë e moshës gjashtë vjeçare, dy gra 32 dhe 33 vjeçarë dhe një burrë 28 vjeçarë. Rasti i parë i vdekjes në Turqi është regjistruar më 24 tetor.

Ministria e Shëndetësisë ka filluar të hënën me fushatë për vaksinim me të cilën duhet të përfshihen 28 milionë njerëz në Turqi.

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan paralajmëroi para deputetëve nga partia e tij se nuk ka vaksinim që do t'i ashpërsojë  dyshimet e një numri të madh të banorëve në këtë vend për efikasitetin e vaksinës. sn/hr/13:03



###

Letër e kryeministrit turk Erdogan deri te kolegu i tij Papandreu

Athinë, 5 nëntor (MIA) - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar letër olegut të tij grek dhe ministër i Punëve të Jashtme, Jorgos Papandreu, informoi radio Athina, duke iu referuar Anadolisë.

Në letër thuhet se Ankaraja e ka vullnetin e nevojshëm për zhvillimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, dhe në të gjitha sferat është e përgatitur t'i shqyrtojë të gjitha problemet ekzistuese mes dy vendeve. sn/hr/12:00


###

Gjenerali austriak e mori komandën me forcat e BE-së në BeH

Vjenë, 5 nëntor (MIA) - Përderisa shtetet tjera për shkak të Afganistanit tërhiqen nga Ballkani, Austria angazhimin e saj e përforcon dhe nga dhjetori në Bosnjë dhe Hercegovinë me forcat e BE-së do të komandojë gjeneral austriak, njoftoi ministri i mbrojtjes në Austri, Norbert Darabosh.

Ai në një intervistë për gazetën javore të Vjenës "Njuz" theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet ngarkesë për pjesëmarrje në misionet paqësore ndërkombëtare të ushtrisë në Austri.

Kur bëhet fjalë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Daraboshi bëri me dije se marrja e komandës austriake me forcat e BE-së, me Valentin Incko si përfaqësues i lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në BeH, është sinjal i fuqishëm i cili tregon se për Austrinë është i rëndësishëm Ballkani Perëndimor.

"Këtë rajon nuk guxojmë ta lëshojmë nga fokusi. Gjendja e sigurisë është stabile, por zhvillimi politik i BeH është në fazë të rëndë. Vendimet e rëndësishme politike të Inckos kërkojnë bazë politike-siguruese. Për atë Austria konsideron se në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk duhet të vijë deri te tërheqja e shpejtuar e misionit paqësor europian. Atë ua thash edhe kolegëve të mi të BE-së", tha Daraboshi.  ib/hr/10:46



###

Zheljo Zhelev: Komunizmi ishte më i keq se fashizmi

Madrid, 5 nëntor (MIA) - Komunizmi ishte më i keq se regjimi totalitar, shumë më i keq se fashizmi, tha presidenti i mëpashëm bullgar Zheljo Zhelev në një intervistë për gazetën spanjolle "ABC".

Me rastin e 20-vjetorit të ndryshimeve, që u bënë në Evropën Lindore në vitin 1989, Zheljev në një intervistë flet për disidencën e tij për vendimet e para si president i zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe për ndryshimet në Bullgari.

"Sot e ndjejmë 20 vjetorin nga rënimi i komunizmit në Evropë dhe nuk ka asnjë deklaratë, në të cilën Këshilli i Evropës, BE-ja dhe NATO e dënojnë komunizmin, ashtu siç u dënua fashizmi. Në shumë raste kam thënë se komunizmi ishte regjim totalitar, shumë më i keq se fashizmi", tha Zhelev.

Ndryshimin e emrave të turqve në Bullgari, ai i vlerësoi si gjenocid kultëror dhe shpirtëror, duke shprehur keqardhjen se ai si shef i shettit, si dhe institucionet, nuk gjetën kohë ta dënojnë Todor Zhivkov me përndjekje shtetërore. sn/hr/10:43



###

Mbi dy milionë grekë është e mundur të infektohen nga gripi i ri, paralajmërojnë autoritetet në Athinë

Athinë, 5 nëntor (MIA) - Tek mbi dy milionë grekë ekziston mundësi  të infektohen nga virusi i ri i gripit A(H1N1) për një kohë të shpejtë, kur pritet bum pandemik në vend që do të zgjasë rreth gjashtë javë, njoftoi radioja Athina, duke iu referuar Këshillit kombëtar pandemik i cili mbajti mbledhje mbrëmë.

Autoritetet shëndetësore në Greqi ftojnë për vaksinim masiv të popullatës.

Qendrat e vaksinimit për qytetarët do të punojnë çdo ditë të javës.

Edhe përkundër rasteve të regjistruara të vdekjes, autoritetet bindin se nuk ka rrezik nga përhapja e virusit të ri të gripit. Hulumtimi në shtyp tregon se një numër më i madh i grekëve janë skeptik ndaj vaksinës.

Në më shumë shkolla është shpallur pushim për shkak të gripit.  ib/hr/8:58



###

U konfirmua rasti i parë nga gripi i ri në Kosovë

Mitrovicë, 5 nëntor (MIA) - Tek një fëmijë në Mitrovicë është izoluar virusi H1N1, që është rast i konfirmuar i gripit të ri edhe në territorin e Kosovës, deklaroi mbrëmë drejtoreshe e spitalit të këtij qyteti Milena Cvetkoviq.

Ajo në deklaratën për radion lokale citoi se fëmija është dërguar në mjekim shtëpiak dhe se ndjehet mirë.

Cvetkoviq theksoi se edhe përkundër paraqitjes së gripit të ri në Mitrovicë, nuk ka vend për panik dhe se do të merren të gjitha masat e nevojshme epidemiologjike. mp/hr/8:05



###

Në Rumani janë regjistruar 707 raste të gripit të ri, ndërsa 209 persona për momentin po mjekohen

Bukuresht, 4 nëntor (MIA) - Në Rumani janë regjistruar gjithsejt 707 raste të gripit të ri të llojit A (H1N1), ndërsa 209 persona për momentin po mjekohen, deklaroi ushtruesi i detyrës kryeministër i Rumanisë, Emil Bok.

Ai theksoi se deri në momentin nuk ka raste të vdekjes.

Bok deklaroi se Instituti "Kantakuzino" deri më tani ka prodhuar 1,3 milionë vaksina, ndërsa vaksinimi i popullatës do të fillojë prej datës 26 nëntor.

Ai shtoi se sot është sjellur vendimi për rritjen e dyfishtë të numrit të vaksinave prej pesë milionë në dhjetë milionë, me atë që gjysma do të prodhohen këtë vit, ndërsa gjysma tjetër vitin e ardhshëm. Çmimi i përgjithshëm do të paraqesë rreth 9,77 milionë euro. ab/19:59



###

Parlamenti rumun votoi kundër qeverisë së Luçan Kroitoru

Bukuresht, 4 nëntor (MIA) - Parlamenti i Rumanisë nuk votoi besimin e qeverisë së re të propozuar nga mandatari Luçan Kroitoru.

"Kundër" propozimit së Kroitorus votuan 250 deputetë, ndërsa "për" u prononcuan 189. Që të zgjedhet qeveria e re nevojiten votat e 236 deputetëve.

Konform ligjeve rumune, tani presidenti Trajan Basesku duhet të emërojë mandatar të ri. mb/bsh/15:40



###

Sllovenia dhe Kroacia nënshkruan marrëveshje për arbitrazh

Stokholm, 4 nëntor (MIA) - Kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe kolegu i saj slloven Borut Pahor sot në Stokholm nënshkruan marrëveshje që zgjidhjen e kontestit kufitar ta bëjë gjykata arbitrazhe ndërkombëtare.

Me marrëveshjen është paraparë vendosje e gjykatës arbitrazhe ndërkombëtare, e cila do ta konfrimojë kufirin mes dy vendeve në tokë dhe det, daljen e Sllovenisë në det të hapur dhe shfrytëzimin e rajoneve relevante detare.

Gjykata arbitrazhe, e cila do të ketë pesë anëtarë, gjatë përcaktimit të kufirit do ta zbatojë të drejtën ndërkombëtare.

Të gjitha afatet procesore fillojnë kur Kroacia do ta nënshkruajë marrëveshjen për inkuadrim drejt BE-së, që do të thotë se gjykata do ta sjellë vendimin kur vendi do të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i unionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail