Tribunali i Hagës urdhëron t'i përcaktohet avokat Karaxhiqit dhe e anulon procesin për më 1 mars të vitit 2010

Hagë, 5 nëntor (MIA) - Tribunali i Hagës sot urdhëroi që t'i përcaktohet avokat ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqit, i cili e bojkoton procesin e filluar gjyqësor kundër tij.

Gjykata e anuloi procesin kundër Karaxhiqit deri më 1 mars të vitit 2010.

Në kumtesën e Tribunalit theksohet se gjykata ka vendosur se emërimi i avokatit do të jetë zgjidhje e mirë për interesin e përgjithshëm të prokurorisë.

Njëkohësisht, Karaxhiqi e shfrytëzon të drejtën që të mbrohet vetë. Avokati i emëruar do t'i ndërmarrë funksionet, vetëm nëse i akuzuari vazhdon të refuzojë të merr pjesë në proces pas ripërtëritjes së tij nga 1 marsi.

Karaxhiq të martën deklaroi para gjykatës se është kundër emërimit të avokatit.

I akuzuari Karaxhiq e bojkotoi procesin gjyqësor, i cili filloi më 26 tetor në mungesë të tij, me elaborimin se nuk ka kohë të mjaftueshme ta përgatisë mbrojtjen.

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës është akuzuar për gjenocid, kryerjen e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës gjatë luftës në Bosnjë nga viti 1992 deri në vitin 1995. Karaxhiq është arrestuar më 21 korrik në Beograd, pas arratisë 13-vjeçare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail