Taçi vetëdorëzohet në policinë e Tiranës

Tiranë, 5 nëntor (MIA) - Policia e Tiranës ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës "arrest me burg" ndaj biznesmenit Rezart Taçi, kryetar i  kompanisë së hidrokarburanteve "Taçi Oil".

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, deklaroi se Rezart Taçi, 38 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, kryetar i kompanisë "Taçi Oil",  i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit në policinë e Tiranës, u vetëdorëzua sot në orën 16.00 në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.

Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, mësohet se  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.930, ka vendosur ndaj biznesmenit Rezart Taçi, (në mungesë) masën e sigurisë "arrest në burg" për konsumim të veprës penale të "goditjes për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim".

Policia bëri të ditur se kryetari i kompanisë "Taçi Oli", Rezart Taçi, akuzohet se në datën 2 nëntor 2009, në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë (të cilët ndodhen të arrestuar), dyshohet se kanë goditur me grushta, në ambientet e lokalit "Kapricio", pranë ish-bllokut në Tiranë, gazetarin Mero Baze.

Sulmin e gazetarit Baze nga ana e biznesmenit Taçi dhe truprojeve të tij, e dënuan menjëherë krerët më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, shoqatat e gazetarëve dhe gjithë opinioni publik, të cilët kërkuan nxjerrjen para ligjit të personave përgjegjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail