Arrestohet pronari i rafinerisë shqiptare ARMO për sulmin ndaj gazetarit Mero Baze

Tiranë, 6 nëntor (MIA) - Pronari i rafinerisë shqiptare ARMO, Rezart Taçi mbrëmë është vetëdorëzuar në polici pak orë pasi gjykata vendosi në mungesë masën e sigurisë 'burg pa afat' për të dhe dy truprojat nën  akuzohën për sulmin ndaj  gazetarit Mero Baze, 4 netë më parë në Tiranë.

Taçi në një deklarate për mediat, para se t'i dorëzohej policisë u shprehur se "jam i gatshëm të respektoj çdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj".

Ai mohoi të ketë qëlluar mbi Bazen, duke u shprehur se "nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tepër ndaj përfaqësuesve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim".

Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia është shprehur se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. "Klienti im nuk është njohur ende me vendimin e gjykatës, por sapo ta kemi në dore atë, do te apelojmë për ndryshimin e masës se sigurisë", tha Haxhia.

Ndërkohe ka mbërritur edhe njoftimi i Drejtorisë se Policisë së Tiranës, që bën me dije se ne bazë te vendimit te gjykatës, Rezart Taçi po mbahet në paraburgim.

Siç deklaroi edhe vete biznesmeni, ai u dorëzua pasi Gjykata e Tiranës vendosi në mesditë, 'burg pa afat'. E njëjta masë sigurie u dha sot edhe për dy truprojat e tij, Bledar Lilo dhe Irgen Selfo, të cilët u ndaluan një ditë pas dhunës ndaj Bazes.

Sipas akuzës, katër ditë më parë, konkretisht mbrëmjen e së hënës në një nga lokalet e bllokut është rrahur dhe goditur me sende të forta gazetari Mero Baze. Sipas dëshmitarëve, gazetari Baze është qëlluar fillimisht nga presidenti Taçi dhe më pas nga shoqëruesit e tij Lilo dhe Selfo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail