Viktima e dytë nga gripi i ri në Kroaci është një vajzë trevjeçare nga Spliti

Zagreb, 10 nëntor (MIA) - Viktima e dytë nga gripi i ri në Kroaci është një vajzë trevjeçare nga Spliti, e cila ka vuajtur edhe nga leukemia, deklaroi sot ministri kroat i Shëndetësisë, Darko Milinoviq.

Ai mohoi se viktima e dytë është burrë, i cili sipas shkrimeve në media të shtunën në atë spital vdiq nga sulmi në zemër, sepse tek ai nuk është konfirmuar infektim me virus nga gripi i ri.

Në klinikën në Split janë hospitalizuar 50 njerëz me simptome të gripit, ndërsa tetë prej tyre janë nën përkujdesje intenzive.

Instituti kroat për shëndetësi publike kumtoi se deri sot në laboratori janë konfirmuar 453 raste të gripit të ri, ndërsa janë regjistruar 1.112 të sëmurë me shenja klinike të gripit, tek të cilët nuk është konfirmuar në laboratori.

Vaksinimi i 500.000 kroatëve të parë duhet të fillojë nga fundi i nëntorit. Në spitalin për sëmundje infektive në Zagreb gjenden gjashtë pacientë në gjendje të rëndë, të cilët janë inkuadruar në aparatet respirative, ndërsa mjekët theksojnë se në ditë në këtë institut për ndihmë paraqiten rreth 200 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail