Beogradi paraqiti epidemi të gripit të ri

Beograd, 11 nëntor (MIA) - Kryetari i grupit punues për ndjekje të gripit të ri nga tipi A (H1N1), pranë Ministrisë serbe të Shëndetësisë, Predrag Kon deklaroi se dje Beogradi në Institutin për shëndetësi publike të Serbisë "Batut" ka paraqitur epidemi në territorin e vet.

"U krijuan kushte që të tregojmë se epidemia më është përhapur në gjithë territorin e Serbisë", deklaroi Kon duke shtuar se situata momentale epidemike në vend vlerësohet si e pavolitshme, me tendenca për keqësim të mëtutjeshëm.

"Do t'i ndërmarrim të gjitha masat, ndërsa më së shumti presim nga imunizimi masiv", deklaroi Kon mbrëmë në emisionin "Otvoreno" në programin e parë të radio televizionit kroat.

Ai theksoi se vaksina kundër gripit të ri në Serbi pritet të arrijë në dhjetor dhe shtoi se është planifikuar të blihen tre milionë doza.

"Vaksinën ua rekomandojmë të gjithë qytetarëve, por do të ketë edhe grupe me prioritet dhe konsideroj se sasia e marrë do të jetë plotësisht e mjaftueshme për valën e parë, përkatësisht për sezonin e dimrit", shtoi Kon.

Në Serbi deri tash në mënyrë laboratorike janë vërtetuar 258 raste të sëmuarëve nga gripi i ri, por vlerësohet se ka rreth dhjetë mijë të sëmurë.

Ai përkujtoi se për momentin shtatë pacientë ndodhen në respirator dhe se po aq numër kanë vdekur për shkak të infektimit nga gripi i ri. Kon theksoi se intensiteti i virusit është diçka më i madh në Vojvodinë, Serbinë Perëndimore dhe në Beograd, në raport me pjesët e mbetura të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail