Ambasada amerikane: "Dhuna nuk ka vend në fushatë dhe zgjedhje"

Prishtinë, 12 nëntor (MIA) - Për incidentin në Deçan ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, duke thënë se "dhuna nuk ka vend në fushatë dhe zgjedhje".

Në një deklaratë thuhet se "Ambasada e SHBA ve i sheh me shqetësim raportimet lidhur me incidentet e dhunshme përkitazi me aktivitetet e fushatës në komunën e Deçanit". "Incidentet e tilla, nëse konfirmohen, do të shëmtonin një sezon fushate e cila ka qenë në masë të madhe pa dhunë. Dhuna nuk ka vend në fushata, zgjedhje, apo procesin demokratik.

Pohimet lidhur me dhunën, të bëra nga një parti, assesi nuk i arsyetojnë përgjegjet e dhunshme nga të tjerët", thuhet në këtë deklaratë të ambasadës amerikane dhe u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, partive dhe aktivistëve që të përmbahen nga çdo dhunë dhe provokim gjersa fushata të përmbyllet dhe Kosova të votojë të dielën, me 15 nëntor, thuhet në një deklaratë të Ambasadës amerikane në Prishtinë. Po ashtu edhe Ambasada britanike dënon incidentine Deçanit.

Në reagimin e ambasadorit britanik Endi Sparks thuhet se me shqetësim të madh ka dëgjuar për incidentin në Deçan.

"Apelojmë te AAK dhe PDK të tregojnë përmbajtje dhe të mos lejojnë që kjo ndodhi fatkeqe të eskalojë më tutje. Deri tani fushata elektorale ka qenë e qetë dhe e udhëhequr në frymë demokratike. Për hir të Kosovës dhe reputacionit të sajë le të vazhdojë ashtu".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail