Pak: Zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe sipas rregullave demokratike

Prishtinë, 12 nëntor (MIA) - Eurodeputetja gjermane Doris Pak ka vlerësuar se është shumë me rëndësi që zgjedhjet e së dielës të mbahen të qeta dhe të "zhvillohen sipas rregullave demokratike".

Në një intervistë për Radio Kosovën ajo tha se do të ishte veçanërisht me rëndësi që në zgjedhje të dalin qytetarët serbë të Kosovës dhe të bashkëpunojnë me institucionet.

"Nëse duan të jetojnë në Kosovë dhe nëse mendojnë të ardhmen vet, të fëmijëve dhe familjeve të tyre, qytetarët serbë duhet të dalin në këto zgjedhje dhe të bashkëpunojnë me institucionet e vendit", tha Doris Pak, e cila me një grup parlamentarësh evropianë do të vëzhgojë zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë.

Në një mesazh të saj për votuesit e Kosovës, Doris Pak uron që të "gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, të jetojnë në harmoni me njëri tjetrin dhe jo të bien pre e ndikimeve dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail