Nazim Bllaca po intervistohet nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 1 dhjetor (MIA) - Policia e Kosovës mbrëmë  konfirmoi se intervistimi i dëshmitarit të DVD-së, Nazim Bllaca, është duke vazhduar. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi, Baki Kelani. 

"Me urdhër të Prokurorisë, Nazim Bllaca është shoqëruar për në intervistim, dhe se intervistimi është duke vazhduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani gjatë një konference me gazetarë.

Ai është duke u marrë në pyetje nga hetues të Policisë së Kosovës në lidhje me deklarimet e tij të një dite më parë se ka vrarë e torturuar disa persona.

Ndërkohë njëri nga të përfolurit në CD-në e Nazim Bllacës, Fahredin Gashi ka deklaruar se Bllaca i ka bërë vazhdimisht shantazhe, duke i kërkuar para në vlera të ndryshme, duke filluar nga 400 mijë deri në 3 milionë euro.

Ai thotë se me Bllacën përballet që tri vite me akuzat, shantazhet dhe kërëncimet nga më të thjeshtat deri në likuidim fizik. Këto shantazhe ka thënë Gashi i ka paraqitur çdo herë në polici.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail