Austria mbron pavarësinë e Kosovës para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë

Prishtinë, 3 dhjetor (MIA) - Në ditën e tretë të paraqitjes së argumenteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Austrisë, Helmut Tiki ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është konform me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ndërkaq, Azerbajxhani dhe Bjellorusia kanë kundërshtuar shtetin e ri, duke kumtuar se krijimi i tij është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, transmetojnë mediat kosovare.

"E drejta ndërkombëtare nuk përmban dispozita që ndalojnë shpalljen e pavarësisë", ka thënë ambasadori Tiki, duke shtuar se shpallja e pavarësisë është bërë nga të zgjedhurit në rrugë diplomatike të Kosovës dhe jo nga institucionet e përkohshme.

Ambasadori austriak tha se me të drejtën ndërkombëtare nuk ndalohet dhe as sanksionohet secesioni, sepse aspekti i respektimit të integritetit territorial vlen vetëm për raportet ndërshtetërore.

Ai tha se nuk ka kontradikta ndërmjet integritetit territorial dhe shpalljes së pavarësisë, duke marrë si shembull deklaratat e pavarësisë që kanë bërë më herët Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia.

Ambasadori Tiki ka konstatuar se e drejta ndërkombëtare nuk sanksionon çështjen e shpalljes së pavarësisë dhe ka shtuar se njohja e Kosovës nga 63 vende dhe vendet fqinjët dëshmon se shpallja e pavarësisë ishte konform normave ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Austria ka ftuar GJND-në të konstatojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

Ndërkaq, Azerbajxhani dhe Bjellorusia kanë kundërshtuar shtetin e ri, duke kumtuar se krijimi i tij është në kundërshtim me këtë të drejtë. Ambasadori i Azerbajxhanit, Agshin Mahdijev, tha se vendimi i GJND-së do të ketë ndikim të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shtuar se shpallja e pavarësisë nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare.

Edhe Bjellorusia, vendi i fundit në paraqitjet e sotme, kishte qëndrim të ngjashëm me Azerbajxhanin. Përfaqësuesja e saj, Elena Grickenko, ka thënë se Bjellorusia respekton të drejtën e popujve për vetëvendosje, por vetëm në raste të caktuara të situatave koloniale.

"Në rastin e Kosovës nuk mund të zbatohet parimi i vetëvendosjes që del nga pozita koloniale, sepse ajo e tillë nuk ka qenë", tha Grickenko.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail