Qeveria e Kosovës ndan 200 mijë euro për përmbytjet në Shqipëri

Prishtinë, 10 janar (MIA) - Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen saj ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për përballimin e situatës së rëndë nga vërshimet që po ndodhin në veriun e Shqipërisë.

Qeveria kosovare poashtu ka marrë vendim që të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcave së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrëfikësve që do të dërgohen në Shqipëri.

Ndryshe, gjendja në qarkun e Shkodrës vazhdon të mbetet e rënduar edhe pse lumi Buna raportohet se është kthyer në shtratin e tij dhe se niveli i ujit në qytet ka rënë.

Në Shkodër ka pasur të reshura sërish sot dhe kjo ka rritur shqetësimet e banorëve. mb/12:55



###

Në Kroaci po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Zagreb, 10 janar (MIA) - Në Kroaci sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin rreth 4,5 milionë votues duhet të vendosin mes kandidatit të Partisë Socialdemokrate, Ivo Josipoviq dhe kandidatit të pavarur, Millan Bandiq.

Prej orës shtatë e deri në orën 19 do të jenë të hapura 6.863 vendvotime, prej të cilave 6.550 në Kroaci, ndërsa 250 në 55 vende, përderisa 63 vendvotime janë të dedikuara për votimin e ushtarëve, marinarëve të anijeve nën flamurin kroat dhe të burgosurit, kumtoi Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Për dallim nga raundi i parë i zgjedhjeve, kur kandidatët ishin të radhitur sipas alfabetit, tani janë të renditur sipas numrit të votave nga raundi i parë, kur Josipoviq fitoi 32,42, ndërsa Bandiq 14,83 për qind të votave.

Sipas të gjitha anketave të deritanishme, Josipoviq ka mes 10 dhe 15 për qind avantazh para Bandiqit, por kjo nuk e prejudikon rezultatin, duke marrë parasysh që ka numër të madh të votuesve të pavendosur, si dhe zgjedhës nga BeH të cilët janë rreth 3,5 për qind në trupin e përgjithshëm zgjedhor. Zgjedhësit nga BeH nuk janë përfshirë me anketat, ndërsa vlerësohet se ata në numër të madh do të votojnë për Bandiqin.

Këto janë zgjedhjet  e pesta presidenciale nga pavarësia e Kroacisë, në të cilat nga dy herë ka fituar Franjo Tugjman dhe Stipe Mesiq. ib/mb/11:18



###

Sigurimi i limanit turk shpëtoi një anije të braktisur me 155 emigrantë palestinezë

Ankara, 9 janar (MIA) - Një anije me 155 emigrantë ilegalë palestinezë, e braktisur nga kontrabandistët e njerëzve, është shpëtuar mbrëmë nga xhandarmëria turke dhe sigurimi i limanit në Detin Egje, transmetoi agjencia Anadolia.

Anija, në të cilën udhëtonin 79 burra, 34 gra dhe 42 fëmijë, është takuar përreth brigjeve të Turqisë jugperëndimore, pesëdhjetë kilometra nga ishulli grek Kalimnos.

Emigrantët të vetmuar në det kanë kaluar dy ditë, pasi që kontrabandistët i kanë braktisur për shkak të avarisë së anijes.

Autoritetet turke emigrantëve të pësuar u kanë dërguar ushqim dhe kanë filluar operacion të kërkimit të kontrabandistëve.

Turqia dhe Greqia janë pika të rëndësishme nga marshruta e kontrabandës së emigrantëve ilegalë nga Afrika dhe Azia drejt Evropës.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare greke, 512 persona janë mbytur në Detin Egje në tre vitet e fundit në tentim që të arrijnë në Greqi nga bregdeti turk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail