Ivo Josipoviq u zgjodh president i ri i Kroacisë

Zagreb, 11 janar (MIA) - Kandidati i Partisë opozitare Socialdemokrate Ivo Josipoviq është zgjedhur për president të Kroacisë, kumtoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Branko Hërvatin.

Në bazë të rezultateteve paraprake të komunikuara nga televizionet kroate socialdemokrati Josipoviç ka fituar rreth 65 për qind të votave. Po sipas këtyre burimeve për kryebashkiakun e Zagrebit, Milan Bandiç kanë votuar rreth 35 për qind e elektoratit. Presidenti në largim nga posti Stipe Mesiç, sipas kushtetutës nuk mund të kanditonte për një mandat të tretë. 

Socialdemokrati në opozitë Ivo Josipoviç ishte favoriti kryesor në rrethin e dytë kundrejt Milan Bandiç, prej shumë vjetësh kryebashkiak në kryeqytet.

Josipoviç përfaqëson spektrin e majtë politik, ndërsa Bandiç mbështetet nga kisha e fuqishme katolike dhe nga kampi konservator nacionalist. 

Interesi i 4,5 milionë qytetarëve me të drejtë vote në raundin e parë ishte i pakët. Në raundin e dytë iu përgjigjën thirrjes për votë vetëm rreth 12,6 për qind e zgjedhësve, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje në mesditë. Kjo pjesëmarrje ndonëse është 2 për qind më e lartë se në raundin e parë para dy javësh, vlen të theksohet se me 44 për qind ajo shënon një rekord minus. Josipoviç fitoi qartë votimin në raundin e parë kundrejt rivalit  Bandiç, ndërsa përfaqësuesi i partisë HDZ në pushtet, Andrija Hebrang, si kandidati i tretë u skualifikua.

Josipoviç do të luftojë korrupsionin galopant në vend. Ai do t' u kundërvihet ndërmarrjeve të dyshimta, të cilat gjatë luftës civile (1991-1995) përmes bizneseve të vrullshme në vendin e varfër u pasuruan në mënyrë të paimagjinueshme. 

Bandiç do të krijojë një  lëvizje masive pa parti nën udhëheqjen e tij. Ai do në radhë të parë të mbështesë kroatët nacionalistë në diasporë në Bosnje-Hercegovinën fqinjë, të cilët gjithashtu lejohen të votojnë.

Grupi privat kroat i monitorimit të zgjedhjeve,  GONG e vlerësoi rrjedhën e votimeve të qetë dhe pa incidente. Megjithatë ka pasur një sërë ankesash. Kisha katolike u ka shpërndarë vizitorëve të meshës së të dielës fletushka me rekomandim për zgjedhjet.  Edhe priftërinjtë kanë bërë fushatë për njërin prej kandidatëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail